16 këshilla | Jorge Luis Borges

Published on

in

, , ,

Në letërsi duhet të shmangni me patjetër:

  1. Interpretimet antikonformiste të veprave apo njerëzve të famshëm. Për shembull, përshkruani mizogjininë e Don Zhuanit, etj.
  2. Çiftet e pesonazheve jashtëzakonisht të ndryshëm ose kontradiktorë si Don Kishoti dhe Sanço Plëncit, Sherlok Holmsit dhe Uatsonit.
  3. Zakonin e karakterizimit të personazhve nga hobi i tyre siç bën, për shembull, Dikens.
  4. Në zhvillimin e komplotit, marrapjesjen e lojërave ekstravagante me kohën dhe hapësirën, siç bëjnë Folkner, Borges dhe Kaseres.
  5. Në poezi, situatat apo personazhet me të cilët mund të identifikohet lexuesi.
  6. Personazhet që kanë të ngjarë të bëhen mite.
  7. Frazat, skenat e lidhura qëllimisht me një vend apo kohë të caktuar; pra mjedisin vendas.
  8. Enumeracionin kaotik.
  9. Metaforat në përgjithësi dhe metaforat vizuale në veçanti. E thënë më konkretisht, metaforat bujqësore, detare apo bankare. Shembull krejtësisht i padëshirueshëm: Prusti.
  10. Antropomorfizmin.
  11. Krijimin e romaneve, komploti i të cilëve sjell në mendje një libër tjetër. Për shembull, Uliksi i Xhojsit dhe Odisea i Homerit.
  12. Shkrimin e librave që duken si menu, albume, itinerare apo koncerte.
  13. Gjithçka që mund të ilustrohet. Çdo gjë që mund të sugjerojë idenë për t’u bërë film.
  14. Në esetë kritike, çdo referencë historike ose biografike. Shmangni gjithmonë aludimet për personalitetin apo jetën private të autorëve të studiuar. Mbi të gjitha shmangni psikoanalizën.
  15. Skenat shtëpiake në romanet policorë; skenat dramatike në dialogët filozofikë. Dhe në fund:
  16. Shmangni kotësinë, modestinë, pedofilinë, mungesën e pedofilisë dhe vetëvrasjen.

Përktheu Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.