Tenxherja | Agron Tufa

Published on

in

, ,

…Im atë është ndërtues shtëpish. A e di vallë ai se çfarë çatie e ndërlikuar është çatia e një fëmije? A mund të gjendet vallë në gjithësinë e paanë një çati aq e brishtë e aq e ndërlikuar sa çatia e një koke kaçurrele? Cili instrument në botë qenka më i përsosur e më i thyeshëm se sa çatia e një ferishteje, që mëton të shëtisë e të vërë në veprim tempullin e tij shëtitës? Si mund ta prishësh, ta shkatërrosh këtë çatizë, më të ndërlikuarën në kozmos? Nuk ka kuptim, nuk ka hon që e nxë këtë krim, prandaj mendoj se kjo botë është përfshirë tejpërtej nga debilizmi. Profilet e pikëlluara të prindërve tanë duket se reflektojnë pikërisht një pikëllim të ngjashëm. Atyre po mundohen me përdhunë t’u prishin çatizat e krijesave të gjakut, kokat kaçurrele të fëmijëve të tyre, brenda të cilave ata të dy, si dy serume qiellorë, kanë derdhur pikë-pikë dashurinë dhe sakrificat, privimet dhe dëshpërimet… Ah, babë, babë! Do ta durojmë tehun e egër! Le të bjerë mbi ne! Ndoshta do të dimë t’i mbyllim me kohë prerjet e trungut tonë, andej nga sot rrjedh gjaku juaj i bekuar!…

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.