Syzet | Matias Garcia Megias

Published on

in

, ,

Kam një palë syze që shohin vetëm të vërtetën. Meqenëse nuk jam mësuar, nuk mundem t’i përdor.
Veçse njëherë…
Ime shoqe flinte krah meje.
Vendosa syzet, e vështrova.
Kafka e saj qëndronte mbi çarçafë dhe shkëmbente ajrin pranë krahut tim, fare pranë meje.
Kocka e rrumbullakët që gjendej mbi nënkresë kishte flokët e sime shoqeje, krelat e saj.
Dhëmbët e vënë që pengonin frymëmarrjet dhe e bënin të gërrhiste, kishin shtojcat prej platini që kishte ime shoqe.
Ledhatova flokët dhe përkëdhela atë çka shihja duke u përpjekur të mos mbërrij në zgavrat bosh të syve: nuk kisha pikë dyshimi, ajo ishte ime shoqe.
Hoqa syzet, u çova prej krevatit, dhe nisa të eci në gjumë rreth e rrotull dhomës derisa ëndrra përfundoi dhe më la sërisht shtrirë.
Prej atëherë, mendoj së tepërmi mbi gjërat në lidhje me jetën dhe vdekjen.
E dashuroj time shoqe, por nëse do të isha më i ri do të më merrnin për murg.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.