Mario Benedetti

Published on

in

, ,

MBI LETRAT E DASHURISË
Një letër dashurie
nuk është një kartë dashurie
Një letër dashurie nuk është as një kartë
pastorale apo krediti, pagese apo porosie
përkundrazi ngjason me një letër strehimi
meqenëse tani gëzimi apo trishtimi
marrin guximin të shkruajnë një letër dashurie
kjo ndodh pasi në zemër të natës
shfaqet euforia apo angështimi
hiri prushin e tij ka harruar
ose faji në të shkuarën e tij strehuar
një letër dashurie
është zakonisht një rrëke
e një lumi të rrëmbyer
dhe kurrë nuk e arrin pamjen e plotë
as sytë që panë gjelbëruar
as buzët e ëmbla
që puthën me dridhje apo nuk puthën
as qiellin që ndonjëherë shembet
me shtrëngatë me breshni apo i përçmuar
një letër dashurie mund të dërgohet
që nga një bregore apo nga një qeli
që prej ngazëllimit apo vuajtjes
por s’mundet ndryshe, përherë
thjesht një dublikatë do të jetë
një kopje e mangët e ndjenjës vetë
një letër dashurie nuk është vetë dashuria
por thjesht një përmbledhje e mungesës.

HËNË E NGRIRË
Me këtë vetmi
të pabesë
të shurdhët
me këtë vetmi
me rënga të shenjta
me ulërima të largëta
me heshtje të përbindshme
me kujtime të ngrira
me net për të tjerët
me sy të shqyer
me këtë vetmi
të zbrazët
që s’të lypset fare
mundet nganjëherë
ta kuptosh dashurinë.

Shqipëroi Bajram Karabolli

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.