…Ndëshkimi që Zoti i dha Sizifit ishte si dekret i parajsës që viti të ndahej në katër stinë. Koha shkonte përpara ditë pas dite. Por kishte dhe një teori e cila thoshte se koha nuk shkonte përpara, por përkundrazi, shkonte pas, dhe se mbërritja e të nesërmes dhe e ditës tjetër pas saj arrihej thjesht nga shpalosjet e përparimit përgjatë një programi të paracaktuar, si ata librat e fëmijëve që lexohen së prapthi, duke nisur nga faqja e fundit dhe gradualisht duke mbërritur te faqja e parë…
Katër librat


Leave a comment