Bota gjithë mund të thuket në një fjalë.
Të thuket në një folje që ende nuk u tha.
Si grua që mënon të zhvishet ndërsa
po gdhin dalëngadalë.
Por befas zë të fërshëllejë e të këndojë
një shakullimë dhe hesht sakaq gjithçka.
Në të foltë kush, të vogla a të mëdha,
me shpejt në gojë
të tij rishtas do kthehen fjalët përgjithnjë
e do ta gjakosin. Tjetër stinë jetojmë, pra.
Dhe poshtë dëborës me ç’duket për ca
më s’do ndihet asgjë.
Përktheu Romeo Çollaku


Leave a comment