Nëse do të dyshoja në aq sa dëgjova | Oliverio Girondo

Published on

in

, ,

Nëse do të dyshoja sadopak në aq sa dëgjova pasi vdiqa, nuk do të isha vetvrarë.
Sapo shuhet muzikëza që na prish çastet e fundit dhe mbyllim përngahera sytë drejt gjumit të përjetshëm, nisin debatet dhe skenat familjare.
Çfarë mosnjohje formash! Ç’mungesë absolute e qetësisë! Ç’injorancë për atë që tashmë ka vdekur!
As edhe një shtëpi kalabrezësh të martuar me pahir, në mes të një katastrofe bashkëshortore, nuk do të krijonte një nocion kaq të turbullt të asaj që ndodh çdo grimëçast.
Ndërsa ndonjë fqinj godet me shqelma nga brenda qivurit, të tjerët shahen mes tyre si rrugeçër dhe në të njëjtën kohë kumbon një zhurmë lëvizëse, dëgjohet e qeshura e tyre që jetojnë në varrin përballë.
Çdo i vdekur kërkon me të drejtë të thërrasë dëshirat që kishte arritur t’i shtypte gjatë ekzistencës si qytetar, dhe duke mos u kënaqur me zbulimin e vogëlsive të tij, pesë minuta pasi e gjejmë veten të vendosur mbi shtratin e vdekjes, përvetësojmë atë që gjithë banorët e varrezave mendojnë për ne.
Nuk ia vlen të zëmë veshët. Komentet, të qeshurat ironike, rrënojat që bien nga hiçi, minutat e ditës dhe pagjumësia na mundojnë aq sa na bëjnë të dëshirojmë të vrasim përsëri veten.
Megjithëse duket e çuditshme – ato poshtërime – ajo ulërimë e vazhdueshme është një mijë herë më dashamirëse sesa çastet e qetësisë dhe heshtjes.
Këto zakonisht vijnë me një sinkopë të papritur. Papandehur, pa as më të voglin tregues, biem në boshllëk. E pamundur të kapesh pas diçkaje, të gjesh një degë për t’u mbajtur. Rënia nuk ka fund. Heshtja bën pirunin muzikor të tringëllijë. Atmosfera rrallohet gjithnjë e më shumë, ndërsa zhurma zbehet: një gozhdë, një kërc që bie, falanga e një gishti shkëputet, kumbon, buçet, përplaset dhe kërcen pas çdo pengese që has, bashkohet me çdo jehonë tjetër; dhe kur duket se do shuhet dhe ne bëhemi gati të mbyllim sytë aq qetë sa të mos dëgjohen prekjet e qepallave, dëgjohet një zhurmë e re që na prish gjumin përgjithmonë.
Ah, sikur ta dija që vdekja është një vend ku s’mund të jetohet!

Përktheu nga spanjishtja Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.