Gjinj dhe vezë | Mieko Kawakami

Published on

in

, ,

I dashur ditar,

Dakord. Ja çfarë mësova sot për vezët. Kur veza dhe spermatozoidi takohen, ajo fertilizohet. Kur nuk ndodh kjo gjë, atëherë veza qëndron e zbrazët. Mirë, kaq e dija dhe vetë. Fertilizimi nuk ndodh në mitër. Në trup ka disa gypa, gypat fallopian. Pastaj, kur veza fertilizohet, zbret në mitër dhe vendoset atje.

Megjithëse ka diçka që nuk e kuptoj. Në të gjithë librat dhe në të gjithë vizatimet, mund të shoh gypat fallopian që duken si duar, por si dalin vezët prej vezoreve dhe shkojnë poshtë? Lexova diku që veza normalisht rrëshqet, por si? Aty ka hapësirë. Çfarë ndodh atje? Çfarë i ndalon vezët të mos bien në ndonjë vend tjetër?

Kjo gjë më duket misterioze. Le të themi që u fertilizua. Do jetë vajzë megjithëse nuk ka lindur ende. Në vezoret e bebushes (e frikshme ta mendosh, por ja që ndodh), ajo ka shtatë milion vezë, më shumë nga sa do të ketë pasi të lindë. Prej atëherë, numri i tyre sa vjen dhe do të ulet. Kur foshnja të lindë, do të ketë mbase një milion dhe nuk do të ripërtërihen. Pas kësaj, numri sa vjen dhe bie. Në kohën kur ajo të ketë moshën time, do të ketë rreth treqind mijë vezë dhe vetëm një numër i vogël i tyre mund të zhvillohen plotësisht. Vetëm ato vezë mund të krijojnë shtatzëni. Është vërtet e frikshme kur e mendon. Përpara se të lindja, kisha gjithçka më nevojitej për të patur një fëmijë timin. Në një mënyrë a në një tjetër, isha më e përgatitur nga sa jam tani.  Isha e aftë të lindja fëmijë, përpara se të lindja vetë… Kjo nuk thuhet vetëm në libra. Po ndodh edhe tani, në kohën që po flasim. Do të doja t’i zhdukja të gjitha ato pjesë të miat, pjesët të cilat janë gati të japin lindje. Pse duhet të jetë kështu?

– Midoriko

Përktheu Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.