Duke pritur barbarët | Kostandin KAVAFIS

Published on

in

, ,
– Ç’po presim në shesh të grumbulluar?
Barbarët kanë për t’ ardhur sot.
– Përse në Senat e tillë plogështi?
Ç’rrinë e s’bëjnë ligje senatorët?
Sepse barbarët kanë për t’ ardhur sot.
E ç’ligje mund të bëjnë senatorët?
Ligjet me të ardhur do t’i vënë barbarët.
– Perandori ynë përse u ngrit kaq herët,
dhe rri në të qytetit portikun më të lartë,
në fron, hijerëndë, me kurorë në krye?
Sepse barbarët kanë për t’ ardhur sot.
Dhe perandori pret të mirëseardhë
prijësin e tyre. Madje ka bërë gati
t’i japë një pergamenë. Në të
i ka shkruar tituj të shumtë dhe ndere.
– Përse dy konsujt tanë edhe pretorët
kanë dalë sot me togat e kuqe gjithë qëndisma;
përse kanë vënë byzylykë me ametistë
dhe unaza me smeralde përshkënditës;
përse mbajnë sot bastune kaq të çmuar
me ar të rrallë gdhendur e me argjend?
Sepse barbarët kanë për t’ ardhur sot;
dhe u kënaqin syrin barbarëve këso gjërash.
– Përse nuk vijnë oratorët si ngahera
të mbajnë fjalim, të ligjërojnë siç dinë?
Sepse barbarët kanë për t’ ardhur sot;
dhe gojëtarí e ligjërata ata i kanë bezdi.
– Përse filloi vallë papritmas ky shqetësim
e kjo trazirë. (Fytyrat ç’u vrenjtën kësisoj).
Rrugë e sheshe njerëzit pse i zbrazën
dhe kthehen në shtëpi kredhur në të thella?
Sepse u err edhe barbarët s’erdhën.
Dhe nga kufijtë mbërritën lajmëtarë
edhe thanë se barbarë nuk paska më.
Po tani ç’do bëjmë ne pa barbarët.
Ata njerëz ishin njëfarë zgjidhjeje.

Përktheu Romeo Çollaku

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.