Me çmimet e rëndësishme letrare ndërkombëtare për disa shkrimtarë – si Olga Tokarchuk (Nobel) apo Georgi Gospodinov (Booker Prize) – Perëndimi nuk po zbulon, siç mendohej, Lindjen ish-komuniste, siç përpiqen ta bëjnë ata libra që kërkojnë suksesin e shpejtë, por letërsinë që shkruhet sot. Kjo letërsi, që mendohej periferike, në fakt, po shikohet që ajo më tepër i përket Qendrës sesa Periferisë, pasi ka në plan të parë mjetet reale të krijimit, jashtë spekulimeve kalimtare jashtëletrare.
Në Perëndim duhet të jetë e vështirë të kuptohet menjëherë gjithë natyra e kësaj sfide. Është e vështirë të kuptohet se, në fakt, ky tip letërsie nuk ka një pritje shumë miqësore në vendin e vet, pasi thyerja me atë që ka ndodhur për shumë dekada, është shumë e madhe. Si rezultat, edhe reaksioni është po aq i madh. Stili i Gospodinov është përcaktuar si kaotik dhe eksperimental (New York Times), por mbetet të imagjinohet pritja e shfaqjes së këtij stili në vendet ku ka mbizotëruar narrativa e realizmit socialist. Pasojat e metanarrativës nuk zhduken lehtë, pasi bartësit e saj ndjejnë nevojën e një Time shelter, strehe të kohës, në mënyrë që hapja e dritareve të mos bëhet një dramë për njeriun që e hap atë.
Ndoshta na duhet t’i përgjigjemi pyetjes: A mos duhet ta pranojmë stilin e quajtur kaotik dhe eksperimental si një trill?
Siç është teorizuar gjatë, teoritë letrare moderne (sidomos ato formaliste dhe strukturaliste) na e kanë bërë të qartë se, në të vërtetë, mund të themi se çfarë mund të quhet kohë pas kohe eksperiment, në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një përpjekje komplekse, progresive, për të mënjanuar pashkathtësinë teknike. Më shumë se eksperiment, është përmirësim. Sidomos, kur kemi parasysh gjuhën e drunjtë të metanarrativave totalitare, ku Bullgaria ishte pjesë, bëhemi më të vëmendshëm ndaj kësaj çështjeje. Me gjithë pengesat, ose për arsye të këtyre pengesave, arti nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari. Gjithmonë romani mohon vetveten, duke ndërruar mënyrat e shprehjes. Jo me qëllimin për të ndryshuar formën, por për të gjetur shprehjen e saktë në njëmendësinë e re.
Ky pohim i fundit është përgjigje për pyetjet e mësipërme.
Atëherë pyetja: Çfarë ndodh në roman, tërhiqet pak para pyetjes: Çfarë i ndodh këtij romani, ku procedohet me teknikat bashkëkohore të narrativës?
Kjo përgjigje mund të shihet në të gjitha vendet e ish-Lindjes komuniste. Mund të gjejmë pika takimi edhe me atë që ka ndodhur në Shqipëri, bie fjala. Pra, kryesorja është rënia e metanarrativës komuniste, një eksperiment që i ka larguar këto vende për disa dekada nga rruga e përbashkët me vendet e Perëndimit. Kjo e veçantë duhet të na e tërheqë vëmendjen.
Refuzimi estetik buroi vetvetiu, si rezultat i Rënies së Murit. Por ky refuzim është efemer, aq sa të mos lërë shenjë. Ne na duhet të shohim shkrimtarin e shqetësuar për natyrën e romanit, artit të tij, si dikur piktorin Paul Cezanne.
Në rastin e Gospodinov, kriza e thellë e diskursit shfaqet që te Romani natyral. Madje, me një mprehtësi shfarosëse moderniste, sepse gati gjysma e romanit lidhet me nevojtoret. Ndoshta, sepse në letërsinë e mëparshme është larguar trupi – nevoja fiziologjike. Sidoqoftë, ky roman e shpall haptas kredon postmoderniste përmes metafiksionit: kërkon të japë të dukshmen – jo ta bëjë të padukshmen të dukshme si modernizmi. Prej këndej edhe përcaktori “natyral” dhe mungesën e transhendentales, ashtu siç e kupton postmodernizmi.
Postmodernizmi te letërsia e Georgi Gospodinov | Gazmend Krasniqi
By

Read Next:
Hey!
Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀
Join the Club
Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.
Categories
Tags
Agron Tufa Alban Tufa Aleph Andrea Koroveshi anila balla Anna Kove Antonio Çikollari antonio çikollari anxhela lepuri Arka e Noes art Bajram Karabolli Bashkim Shehu blog Elena Garro Enrique Vila-Matas franz kafka fund i lumtur Gazmend Krasniqi Gjergj Fishta Gustav Flaubert Herta Müller Ismail Kadare Joan Benesiu Korab Hoxha letersi Letërsi shqipe Malcolm Lowry Mali magjik margaret atwood Mario Benedetti miguel de unamuno Mikhail Lermontov Oliverio Girondo Pesë vdekje poezia Përkthime roman jakobson Satira shqip Thomas Mann Tregim Umberto Eco Under the volcano Zonja Bovari

Leave a comment