Michel Houellebecq | Muzg

Published on

in

, ,

Vrundujt e erës frynin mes korijeve të qarrishtës,
Shtërzonte një grua, si t’ish tue lindun nga zori
Dhe rana ia rrihte lëkurën cullake, të shkumëst,
Dy kambët e saj u hapën mbi fatin tim prej dashnori.

Deti u tërhoq përtej cakut të mrekullive
Ku hapeshin mundësitë, në një dhé të zi e të butë;
Unë prita mëngjesin, kthimin e orakujve,
Buzët m’u hapën për një klithmë të padukë

Ti ishe i vetmi horizont i natës sime sterrë;
Mëngjesin tek njihnim, kurmesh fqinje prore,
Përshkuam ne, pa vuajtje e pa poterë,
Lëkurat e mbivendosuna të pranisë hyjnore

Para se me ra në një rrafsh të përfushtë
Cit me kurme t’pajetë, cullakë e të ngrimë,
Kemi ecë bripërbri një udhëze të ngushtë,
Kemi pasë çaste t’papërligjuna dashnie.

Përktheu nga frengjishtja Agron Tufa

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.