Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte. Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij të parë, Rrafshina në flakë, deri sa pothuajse shkoi dyzet vjeç dhe, kur një mik i tij kokëfortë, Efrén Hernández, ia rrëmbeu origjinalet dhe i çoi për t’i shtypur. Ky vëllim me nëntëmbëdhjetë tregime parafytyron dhe paraprin disi romanin që e bëri Rulfon të famshëm në shumë vende dhe në shumë gjuhë. Që nga çasti kur personazhi rrëfyes, i cili kërkon babanë e tij, Pedro Páramon, has një të panjohur që thotë se janë vëllezër dhe se të gjithë banorët e fshatit quhen Páramo, lexuesi kupton se ka hyrë në një libër fantastik, degëzimet e papërcaktuara të të cilit nuk i japin mundësi të parashikojë, veç forca tërheqëse e tij e mbërthen.
Shumë të ndryshme janë analizat që kanë bërë kritikët për këtë roman. Ndoshta më e lexuara dhe më kompleksja është ajo e Emir Rodríguez Monegal. Historia, gjeografia, politika, teknika e Faulkner dhe e disa shkrimtarëve rusë dhe skandinavë, sociologjia dhe simbolizmi, kanë qenë çështjet me të cilat janë marrë, me shumë zell, por deri tani askush nuk ka arritur të zbulojë ylberin, në se do të përdorim metaforën e çuditshme të John Keats.
Pedro Páramo është një nga romanet më të mirë të letërsisë në gjuhën hispanike dhe madje edhe të letërsisë botërore.
Jorge Luis Borges mbi Pedro Paramo
By

Read Next:
Hey!
Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀
Join the Club
Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.
Categories
Tags
Agron Tufa Alban Tufa Aleph Andrea Koroveshi anila balla Anna Kove Antonio Çikollari antonio çikollari anxhela lepuri Arka e Noes art Bajram Karabolli Bashkim Shehu blog Elena Garro Enrique Vila-Matas franz kafka fund i lumtur Gazmend Krasniqi Gjergj Fishta Gustav Flaubert Herta Müller Ismail Kadare Joan Benesiu Korab Hoxha letersi Letërsi shqipe Malcolm Lowry Mali magjik margaret atwood Mario Benedetti miguel de unamuno Mikhail Lermontov Oliverio Girondo Pesë vdekje poezia Përkthime roman jakobson Satira shqip Thomas Mann Tregim Umberto Eco Under the volcano Zonja Bovari

Leave a comment