Trishtim | Rosario Barros Peña

Profesori më dha një shënim për time ëmë. E lexova. Thotë që ka nevojë të flasë me të për shkak se nuk jam mirë. E lashë mbi tryezë, nën tasin e qumështit bërë gati për mëngjesin e ardhshëm. Kam vendosur në mikrovalë tortilën e ngrirë të ngrënë përgjysëm që bleva në market. Gjysmën e mbetur... Continue Reading →

Oh, të ishim indianë lëkurëkuq | Franz Kafka

Nëse do të mund të shkundnim një shkop magjik dhe kaq thjeshtë të shndërroheshim në indianë lëkurëkuq mbi një kalë që ecën me galop mespërmes erës; që ndiejmë tronditjen e tokës nën këmbët tona; që tundim mamuzet dhe pse nuk kemi mamuze, hedhim frerët dhe pse nuk kemi frerë, mezi duke parë zbrazëtinë, hapësirën e... Continue Reading →

Polemizuesit | Luis Antuñano

Në kafenenë e përhershme disa të rinj bisedonin mbi shkrimin dhe fonetikën. Santiagasi Albarrasin që nuk dinte as të lexonte e as të shkruante, por mendonte që edhe Kabrera e shpërfillte analfabetizmin e tij; pohon se fjala sjellka nuk mund të shkruhet. Kristiano Kabrera, gjithashtu analfabet, këmbëngul se cilado fjalë qoftë, për aq kohë sa flitet... Continue Reading →

Gjesti i Vdekjes | Jean Cocteau

Një kopshtar i ri pers i thotë princit të tij:- Më shpëtoni! Takova Vdekjen dora vetë këtë mëngjes! Më bëri një gjest kërcënues! Sonte, mrekullisht, duhet të jem në Ispahan!Princi dashamirës i huazon kuajt e tij. Në të perënduar, princi takon Vdekjen dhe e pyet:- Pa më thuaj, përse kishe kërcënuar kopshtarin tim herët në... Continue Reading →

Princi Je dhe dragonjtë | Shen Buhai

Princi Je mbahej për pasionin e zjarrtë që kishte për dragonjtë. Qe marruar aq shumë pas tyre, sa nuk kish lënë kënd të shtëpisë pa pikturuar një të tillë. Dragoi i vërtetë i qiejve, me të dëgjuar për të, u kthye në tokë dhe futi kokën e tij mespërmes portës së shtëpisë të princit Je,... Continue Reading →

Çaj dhe kafe | Slawomir Mrozek

- Çaj apo kafe? – pyeti nikoqirja.Mua më pëlqejnë të dyja dhe në këtë rast isha i detyruar të zgjidhja. Kjo do të thoshte se ajo synonte të kursente ose çajin ose kafen. Jam aq i kulturuar sa të mos shfaq pikën e neverisë përballë një koprracie të tillë. Të jem i drejtë, isha i... Continue Reading →

Heroi | Slawomir Mrozek

Një ditë të bukur, duke ecur përbri një lumi, papritmas pashë një djalë që po mbytej. Duke e njohur vendin, dhe duke e ditur që nuk është e aq thellë, vendosa të pres pak sa të mblidheshin dhe disa shikues më tepër. U ula në një stol dhe nisa të këqyr rrotull. Dëgjoja djaloshin tek... Continue Reading →

Rrëfimi | Manuel Peyrou

Në pranverën e vitit 1232, fare pranë Avinjonit, kalorësi Gontran D’Orvil goditi pas shpine kaq shumë të urryerin Kont Xhofrin, të zotin e vendit. Në mënyrë të menjëhershme rrëfeu se vendosi në vend nderin e tij, pasi e shoqja e tradhëtonte me Kontin.E dënuan me vdekje, me prerje koke, dhe dhjetë minuta përpara se ta... Continue Reading →

Hija e lojrave | Edwin Morgan

Në një prej tregimeve që përbëjnë serinë e Mabinogion-it, dy mbretër armiq luajnë shah, ndërkohë në një luginë aty pranë, ushtritë e tyre luftojnë dhe shkatërrojnë njëra-tjetrën. Mbërrijnë lajmëtarët me informatat mbi betejën: mbretërit as që duan t’i dëgjojnë dhe, të përkulur mbi tavolinën e argjendtë të shahut, lëvizin njëri pas tjetrit copëzat e arta.... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑