Stefan Dedalus, vështrim psikoanalitik mes “Portretit të artistit djaloshar” dhe “Uliksit”

Teoria e Psikanalizës

Marrëdhëniet e teorisë psikoanalitike me kritikën letrare kanë qenë të ndërlikuara, ndërkohë që edhe zhvillimet në vetë këto dy fusha, kanë sjellë ndryshime në praktikën kritike. Kështu, përqëndrimi i analizës kritike kaloi nga psikologjia e autorit, ose përfaqësuesi i tij, personazhi, tek lexuesi, dhe më tutje, te marrëdhëniet midis autorit, lexuesit, tekstit dhe gjuhës.

Psikoanaliza, emri i së cilës u krijua fillimisht nga Frojdi në vitin 1896, kur ai ndërroi metodën e tij të trajtimit mjeksor, filloi si një terapi, që synonte zbulimin e ndrydhjes së brendshme te pacienti dhe shprehjen me fjalë të asaj që ishte mohuar.

Arsyeja pse pranohet që psikoanaliza mund të flasë rreth letërsisë qëndron në pikëpamjen, sipas së cilës ka diçka që duhet thënë rreth gjuhës. Kjo është e ashtuquajtura “kura folëse”, sepse në dialogun midis pacientit dhe analistit materiali diagnostikues është tërësisht gjuhësor.[1]

Stefan Dedalusi te “Portreti i artistit djaloshar”

Portreti i Stefan Dedalusit tek vepra e shkrimtarit Xhejms Xhojs është një figurë mjaft komplekse dhe tejet e diskutuar.

Teza kryesore e kësaj detyre do te jëtë dominimi që ka ky personazh në veprat “Portret i artistit djaloshar” dhe “Uliksi” nga një Kompleks të përmbysur Edipian. Në kundërshtim me adhurimin deri në ekstazë të femrës, Dedalusi ka frikë nga e ëma dhe dëshiron seksualisht të atin.

Kjo detyrë tenton të riinterpretojë disa aspekte të përbashkëta të novelave, duke u nisur nga raportet e personazhit kryesor me prindërit.

Treguesi i parë që shpreh se Stefani i trembet gjinisë femërore është  skena “e shqiponjës” në fillim të novelës “Portreti i artistit djaloshar”. Tezja e tij, Dante dhe e ëma e  e kërcënojnnë atë me humbjen e syve të tij, pra më tredhje, në terma psikoanalitikë.

Ky kërcënim femëror drejtuar Stefanit përforcohet gjatë argumentit të darkës së Krishtlindjeve rreth Parnell.  Ai e identifikon veten me Parnell, të atin dhe Xhon Kasey   që marrin pjesë në disfatën  sërish nga Dante dhe e ëma.

Përballë këtyre kërcënimeve femërore drastike, Stefan futet në embrionin e homoseksualitetit si një strategji seksuale dhe në shkollë. Ai është i tërhequr nga prekjet e duarve të meshkujve, por tërheqja e tij sfidohet nga një shtysë e At Dolan, kujdestarit të klasës. Ai triumfon nga kërcënimi femëror i tredhjes, por jo nga zotërimi i armikeve femra, që e çojnë jashtë Irlandës. Ai arratiset, duke quajtur vetë Irlandën si një gllabëruese femërore, “dosa e vjetër që ha pjellën e vet”.

Tek “Uliksi”, ne mësojmë që Stefani kthehet në Irlandë për shkak të një telegrami nga i ati që thotë se e ëma po vdes. Ky mesazh i nxit dëshirën Stefanit që e ëma duhet të vdesë që të pastrohet rruga pa pengesa e marrëdhënieve mes tij dhe të atit.

Por në kohën e “Uliksit”, gati një vit pasi ajo ka vdekur, Stefan është i bllokuar në një paralizë psikike, seksuale dhe  krijuese. Ai ndihet fajtor sepse shkaktoi vdekjen e të ëmës dhe ai është i përndjekur nga fryma e saj… “prej hiri të lagur” në një endërr gjallërsisht të kujtuar.

Ai gjithashtu sheh dy ëndrra që shprehin në formë të neveritshme dëshirën e tij të prishur për të rregulluar marrëdhëniet  seksuale me të atin.

Njëra është duke fluturuar si Ikari me të atin Dedalusin.

Tjetra është që i bëhet me shenjë seksuale në një korridor nga babai i tij i neveritshëm.

Gjatë ditës, Stefani shkruan poema të shkurtra.  Bashkë me mendimet e ti,j ai zbulon dëshirën homoseksuale të incestit për tu puthur nga i ati, bashkë me dëshirën paralele për të zhdukur plotësisht të ëmën, dhe një  dëshirë të stërmadhe për ndëshkimin e saj si për dëshirën dhe  për nevojën.

Në skenën e mbrëmjes tek “Uliksi”, Stefani provon një sërë haluçinacionesh që fillojnë  me dramatizimin e dëshirës së tij  për tu bashkuar seksualisht me të atin, por që përfundojnë me dramatizimin e vazhdimësisë dhe frikën e madhe nga kujtesa e tij për nënën gllabëruese.

Ai është rrëzuar shpesh nga një ushtar, më pas i thirrur sërish me anë të ndërgjegjes nga figura e përkulur e Leopold Blumit. Ky rizgjim përshkruhet pjesërisht në terma të ripajtimit dhe rilindjes.

Por më vonë, ai dëmton këta tregues pozitivë për shkak të  tërheqjes ndaj kontaktit njerëzor me Blumin. Dhe në fund të “Uliksit” treguesit për Stefanin janë që ai nuk ia ka dalë me rrënjët  e paralizës së tij krijuese dhe relative, dhe shkon larg shtëpisë së Blumit  me dëshirën për tu mbytur sesa për të fluturuar (bazuar në ëndrrën e parë).

Nga një këndvështrim analitik, mjaft pyetje të rëndësishme të pazgjidhura vërtiten rreth marrëdhënieve të Stefanit me të ëmën dhe të atin në “Portreti i artistit djaloshar” dhe “Uliksi”.

Shohim dy teori thelbësore përsa i përket këtyre marrëdhënieve. E para është që Stefani do dhe dëshiron të ëmën dhe urren të atin. E dyta, në kundërshtim me të parën është që ai urren  të ëmën.

Po ta përqasim me termat psikoanalitikë, teoria e parë paraqet një Kompleks Edipi Standard, ndërsa e dyta një Kompleks Edipi, por të përmbysur.

Mjaft studiues duke përdorur qasje psikanalitike i kanë bazuar dhe mbështetur teoritë e tyre në burimet që vijnë nga dy romanet por dhe nga burime të tjera, veçanërisht në vetë jetën e Xhojsit. Por mund të themi që pavarësisht gjithçkaje nuk pranohet plotësisht asnjë teori.

Shikimi ynë i marrëdhënieve birërore të Stefanit influencon interpretimin tonë në mjaft pasazhe të dy romaneve.

Për shembull kur Stefan lë shtëpinë në fund të “Portret i artistit djaloshar” duke shkruar në ditarin e tij “Larg! Larg!…” A është duke u arratisur nga e ëma, apo ndoshta dhe në të njëjtën kohë nga mëmë-dheu i tij dhe nga mëma Besim? Apo është duke u arratisur nga I ati, Simon Dedalus, apo nga at-dheu i tij, apo nga etërit që drejtonin institucionet fetare katolike?

Vendimi i Dedalusit për të lënë Irlandën përfaqëson ciklin e fundit të shtrirjes spirale të veprimit që e përsërit veten sërish e sërish në “Portreti i artistit djaloshar”. Në çdo cikël ai përpiqet të gjejë një version të së ëmës. Por kudo ku ai e vendos veten në një situatë të kënaqshme   përballë një nëne, qoftë Alma Master, një prostitutë, një virgjëreshë e lënduar ose Irlanda, ai fillon të ndjejë kërcënimin dhe largohet për të gjetur një tjetër zëvëndësuese.

Duket se Blumi, tek “Uliksi” ka fuqinë për të plotësuar nevojën e Dedalusit  pas nënshtrimit fetishizues të së ëmës. Paradoksalisht Blum është një figurë babai që është tredhur dhe kështu Dedalusi ka afëri me të.

Në episodin klimatik “Itaka” Blumi i bën një ofertë Dedalusit, një ofertë që duhet të kënaqë dëshirat dhe fantazitë e tij, babai i kthyer i padëmshëm, i ofron të ëmën, Molin, Dedalusit.

Dedalusi e refuzon sigurisht ofertën për të pasur marrëdhënie me familjen e Blumit dhe duke i ofruar atij të kalojnë një natë bashkë, e lë dhe ikën.

Pra arrijmë që ti vëmë përballë këta dy personazhe në aspektin psikologjik. Shohim se Blumi është I paaftë ta shohë veten si baba, apo dhe të kuptojë autoritetin prindëror. Blumi dhe Dedalusi janë të dy bij, konfuzë në lidhje me njëri tjetrin, kështu që tema e atësisë humb nga forca e saj tek “Uliksi”. Nëse ata të dy do të afroheshin me shumë me Molin, do të lindë nevoja e kërkimit të një figure të tretë mashkullore që të luajë rolin e babait. Romani e përshkruan atësinë si një dështim, pavarësisht çdo suksesi simbolik. Këta dy personazhe kanë të njëjtat komplekse psikologjike.

Dedalusi e pyet shpesh veten për shoqërinë e tij, prindërit, kishën dhe nacionalitetin e tij. Në fakt ai është I shpërfytyruar që në fillim, para se të vendosej korniza e kritikave. Duket se burimi kryesor I traumës së tij tregohet tek skena “e shqiponjës” psh.

E ëma e Dedalusit tha: – O, Stefani do kërkojë falje.

Dante tha : – O, sepse nëse nuk e bën, shqiponja do të vijë dhe do I heqë sytë.

Do i heqë sytë

Falje

Falje

Do i heqë sytë.

Pra, dhe pse e fshehur përmbajtja Edipike është e qartë pasi Stefani do të luajë rolin e babait. Kështu që ideja e tredhjes që I vjen në mendje, si dhe kërkesa për të luajtur rolin e babait vjen më tepër nga një burim mashkullor, sesa femëror. Në fakt, asocimi që ndërton Dedalusi në poemën e tij “Falje” (thënë nga e ëma) dhe “do I heqë sytë” (thën nga Dante,që është femër, dhe për më tepër që “kërcënimi” mbështetet nga e ëma) e ngre të ëmën në statusin e barabartë të një partneri për përmbushjen e kërcënimit.

Duhet të përmëndim këtu që Xhojsi ka dashur të japë jetën e tij përmes figurës së Dedalusit. Por personi i tij kamuflohet në 5 mënyra:

  1. Xhojsi zëvendësohet me Dedalusin
  2. Zëvendësohet mr. Vans, (një burrë) – me Danten, (një grua)
  3. Në epifani, fjalën Falje e përdor fillimisht zoti Vans, më pas e ëma, ndërsa në roman, fjalën Falje e përdor vetëm e ëma e Dedalusit.
  4. Xhojsi vendos një motiv specifik për kërcënimin. Kur ata do të rriten, ai do martohet me të.
  5. Ndryshon moshën. Në momentin e epifanisë Xhojsi ka qënë 9 vjet, ndërsa Dedalusi 6.

Sigurisht që këto ndryshime janë bërë për qëllime artistike. Katër ndryshimet e para krijojnë një model të qartë dhe përmbledhin motivet e krijimit të komplekseve te Dedalus-Xhojsi.

Stefan Dedalusi tek “Uliksi”

  1. Dëshiron plotësimin dhe fajin.

Pak më parë zbuluam që Stefani braktisi Irlandën dhe jetoi në Paris për disa kohë, por rikthehet befas në përgjigje të një telegrami dërguar prej të atit: “Mamaja po vdes eja në shtëpi babai”. Mesazhi në këtë telegram për një vdekje të afërt në familje është një pakënaqësi për atë. Por thellë-thellë, përfaqëson një punë pothuajse të plotë për të dalë nga dëshira e pavetëdijes lidhur me përmbysjen e kompleksit të Edipit te Stefani. Dëshira e tij, siç e kemi vërejtur, ka qenë që mamaja e tij të vdiste në mënyrë që të pastrohej rruga për të dhe lidhja me të atin të ishte pa pengesa. Telegrami nuk i solli vetëm lajmin për gjendjen e keqe të mamasë, por edhe një kërkesë prej të atit për kthimin në shtëpi.

Dëshira e parë e Stefanit u përmbush. Ai u kthye në Dublin dhe qëndroi pranë shtratit të mamasë pasi ajo vzhdonte të dobësohej, derisa më në fund vdiq. bazuar në njohuritë tona për Stefanin, presim që ai të ndjejë një ndjenjë të madhe faji, kjo duke parë dashurinë e thellë brenda vetes, dëshirën e ndrydhur që ajo duhet të vdiste plotësisht, në një mënyrë mjaft dramatike përpara syve të tij. Dhe nuk ka asnjë dyshim që në kohën e Uliksit, Stefani është i fiksuar me fajin e vdekjes të së ëmës, megjithëse tashmë ka kaluar një vit qëkurse ajo është larguar.

Ndjenja e fajit të Stefanit, të cilën ai e quan “ndërgjegje”, është evidente përgjatë Uliksit. Në skenën hapëse, Bak Muligan, shoqëruesi i tij dhe miku i shomës, qëllon tek arsyeja për fatin e tij kur ai haptazi ngre problemin e vetë përgjegjësisë së Stefanit për vdekjen e mamasë: “Tezja mendon se ti e vrave mamanë tënde, i thotë. Kjo është arsyeja përse ajo nuk më lejon të kem lidhje me ty.”

Stefan përgjigjet në mënyrë të tërthortë dhe me një vërejtje të çastit, “Dikush e vrau atë”, dhe me zell e injoroi ngacmimin e mësipërm të Muliganit. Megjithatë, ai i kujton akuzat mjaft qartë dhe me saktësi gjatë shëtitjes së mëvonshme në bregun e Sendimaunt. Dukshëm, ky fragment u mbyt prej mendimit të gdhendur thellë që kishte të bënte me fjalët e babait shkruar në telegram: “Mamaja po vdes eja në shtëpi babai. Tezja mendon se e vrave ti. Prandaj ajo nuk do.”

Pra këtu është një shëndet për tezen e Muliganit

Dhe unë do të tregoj arsyen pse.

Ajo gjithmonë i mbante gjërat e denja në

Familjen Hanigan.

Këmbët e tij marshuan në një ritëm të papritur krenar mbi brazdat e rërës, përgjatë gurëve të murit jugor.

Ne mund të shohim në këtë pasazh që Stefani gëlltit deklaratën origjinale të akuzës e cila nënkupton që ai është i papërshtatshëm për tu shoqëruar me Muliganin duke lexuar një varg të ndryshuar të “Tezes së Metju Hanigan-it”, dhe duke marshuar me gjallëri përgjatë rërës. Duke bërë këtë, ai gjithashtu gëlltit më tej mendimin rreth reagimit mbi mesazhin e telegramit, rreth mundësisë me në krye të vërtetën që ai e vrau të ëmën, apo rreth arsyes pse ndihej fajtor në përgjigje të një akuze të tillë. Ai thjesht i mbulon mendimet përpara se ato të bëhen të rrezikshme.

Gjithsesi Stefani nuk është në gjendje të mbajë një kontroll të plotë plotë të materialit të ndrydhur i cili është i lidhur me vdekjen e së ëmës. Një sasi e konsiderueshme e këtij materiali psikik futet ndërmjet koshiencës në forma të ndryshme tek Uliksi. Dy kujtime të mëdha të rëndësishme janë të lidhura me luftën e tij me kujtimet që ka ai për mamanë e vdekur, dhe me fajin lidhur me vdekjen e saj si një përmbushje e dëshirës së tij. Një është kujdesa e tij, përsëritur në këndvështrime të ndryshme disa herë gjatë ditës, prej një ëndrre e cila kishte të bënte me kujtimin e mamasë së vdekur. Tjetra ka lidhje me një poemë të shkurtër të cilën ai e shkroi gjatë shëtitjes në breg. Një zbulim i tretë domethënës i materialit të shtypur është një seri ëndrrash që i kujtohen Stefanit një natë para se të shfaqej Uliksi. Të dy janë të lidhur me pjesën e dytë të dëshirës së dyfishtë të Edipit, që ai të pajtohet me babain e tij. Do të diskutoj për secilën nga këto tre shprehi të mëdha të materialit të prezantuar dhe më pas do të merrem me një tjetër, më të rëndësishmen, halucinacionet e Stefanit në qytetin e errët përgjatë episodit të “Circes”.

  1. Ëndrra e Stefanit për mamanë e vdekur.

Ndodh menjëherë pas diskutimit të tij të shkurtër me Bak Muligan në lidhje me vrasjen e nënës së tij kur Stefan kujton për herë të parë tek Uliksi ëndrrën në të cilën i shfaqet nëna e tij e vdekur:

Qetësisht, në ëndërr  ajo kishte vajtur tek ai

Pas vdekjes së saj, trupi i saj i tretur në rrobat kafe të varrit

Duke lëshuar një aromë dylli dhe palisandre, fryma e saj,

E cila ishte përkulur mbi të, pa zë, qortuese,

Një aromë mbytëse hiri të lagur.

Në këtë ëndërr vihet re portreti i dyzuar i nënës së Stefanit: ajo duket në të njëjtën kohë e gjallë, por edhe e vdekur. Për shembull, ajo shfaqet me një trup, frymëmarrje dhe lëvizje, të gjitha shenja që ajo jeton.  Por trupi i saj është i tretur, është i veshur me rroba varri, dhe lëshon një aromë dylli dhe palisandre.

Aroma mund t’i kujtojë Stefanit skenën para vdekjes së saj, me “qirinjtë fantazmë”, dhe ndoshta me një aromë mobiliesh palisandre. Ose mund t’i referohet dyllit “për të mbyllur të gjitha hapjet” e trupit të saj të vdekur, së bashku me aromën e mundshme të një arkivoli palisandre.

Në të dyja rastet, është një aromë e cila së bashku me trupin e tretur të mbuluar në rrobat e varrit, i referohet më së shumti vdekjes sesa jetës. Dhe fryma e saj ka një ngjashmëri me aromë vdekje, si hi i lagur, mundet të jetë derivuar nga mendja ëndërrimtare e Stefanit nga “Hiri në hi”, nga shërbimi i saj funeral. Edhe këtu shikohet një dyzim, meqenëse është një frymëmarrje “hiri të lagur”, sikur vjen nga një gojë e lagësht, fyti, dhe mushkëritë e një personi që jeton. Në fund, natyra dhe shkalla e lirisë së saj te lëvizjet duket sikur kufizohet nga fakti që ajo vjen pa zhurmë, dhe është pa zë.

Problem i këtij lloj trajtimi të dyzuar të jetës dhe vdekjes në ëndërrimin e njerëzve të vdekur të cilët kanë qenë të dashur nga ëndërruesi është cituar veçanërisht nga Frojdi në interpretimin e ëndrrave:

Është e vërtet se ëndrrat me njerëzit e vdekur të cilët ëndërruesi i ka dashur, të ngrenë probleme të vështira në interpretimin e ëndrrave dhe se këto të fundit mund të mos jenë të shpjeguara në mënyrën më të saktë. Arsyeja e kësaj duhet gjetur veçanërisht në dyzimin emocional që dominon marrëdhënien e ëndërruesit me personin e vdekur. Shumë shpesh ndodh që në ëndrrat e këtij lloji, personi i vdekur të trajtohet që në fillim sikur të ishte i gjallë, por më pas, papritur, ai kthehet në një të vdekur dhe në pjesën pasuese të ëndrrës ai shfaqet edhe një herë i gjallë. Kjo ka një efekt konfuz. Eventualisht më erdhi në mendje se ky alternim midis jetës dhe vdekjes është me qëllim që të përfaqësojë indiferencën e anës së ëndërruesit.

(“është njësoj për mua si të jetë gjallë apo vdekur,”. Kjo indiferencë është, sigurisht, jo reale, por thjesht e dëshiruar, me qëllim që të ndihmojë ëndërruesin të mohojë qëllimin e tij dhe shpesh emocionet kontradiktuese të tij dhe prandaj bëhet një rishfaqje të një ëndrre për dyzimet e tij.

 

Edhe pse Stefani shkruan poemën e tij katër vargëshe, gjatë ecjes së tij të mëngjesit në një fill, ne nuk e shohim tekstin e poemës deri në ditën kur ai viziton zyrat e ‘Freeman’s Journal’.  Aty ai kujtohet për poemën kur i jep MIli Kruford-it, editorit të gazetës, letrën e Gerret Des-it, në këmbë dhe me sëmundje në gojë.

Të dy, Stefan dhe Kruford, venë re se është shqyer paksa një nga fletët e shkruara, dhe Stefani, i cili kujtohet se ka shkruar në atë pjesë të grisur poemën e tij, gjithashtu kujtohet për fjalët e poemës:

Në zjarr të shpejtë lundrojmë

Nga stuhia dhe jugu,

Vjen ai, vampir i zbehtë,

Goja në gojën time.

Imazhi qendror i poemës së Stefanit është “… vampir i zbehtë/ goja në gojën time” që do të thotë, goja e një vampiri u rregullua, ose është gati për tu rregulluar, në gojën e shkruesit të poemës. Por gjithë ky imazh ishte i ngatërruar ose konfuz në dy mënyra të ndryshme.

E para, janë dy lloje vampirësh, dhe tek poema duket se i referohet të dyve në të njëjtën kohë. Është një lloj vampiri i folklorit dhe i supersticioneve, një kufomë e rianimuar, i cili braktis varrin e tij natën për të thithur gjakun e njerëzve që flenë. Përdorimi i Stefanit për përemrin “ai” në vargun e tretë të poemës, duket se i referohet këtij lloj vampiri, pasi ndoshta mbështetet në përshkrimin e gojës së një vampiri që u rregullua, ose është gati për tu rregulluar, në gojën e shkruesit të poemës. Megjithatë, referimi si “lundrim i shpejtë” në vargun e parë duket sikur i referohet krahëve, të cilët janë karakteristikë jo shpesh e përshkrueshme e trupave të vampirëve.  Por vampiri që thith gjakun e Amerikës tropikale i ka krahët, ndaj mund të fluturojë.  Veç kësaj, meqë habitati i tij është më shumë në jug të Irlandës dhe shumë më larg perëndimit, do të ishte e përshtatshme për të që të fluturonte “Nga…jugu”. Një tjetër referim i mundshëm për “lundrimi” është, sigurisht, lundrimi në një varkë, por varkat nuk janë të lidhura zakonisht me asnjë nga llojet e vampirëve.

Mënyra e dytë pse imazhi është konfuz apo jo i saktë është se asnjë nga vampirët nuk mund të thithin gjak nga goja e viktimës së tyre të mundshme. Të dy llojet mendohet se pothuajse gjithmonë i sulmojnë viktimat e tyre në qafë.

Xhojsi dhe Frojdi

Nuk ka gjë të tillë: Ti kurrë nuk ke bërë një gabim më mashtrues, kërkoi falje vetes:

Finnegane Wake (411)

Ne nuk mund të jemi absolutisht të sigurt nëse Xhojsi kishte dijeni të plotë apo jo për teorinë psikoanalitike Frojdiane kur ai shkroi “Portreti i Artistit djaloshar” dhe Uliksi. Megjithatë, edhe pse Xhojsi dhe Frojdi ishin adashë, lloji i shenjës që Xhojsi zakonisht ishte i kënaqur, mund të na japë sigurinë se ai nuk e pëlqente Frojdin dhe teoritë e tij psikoanalitike.

Gjatë kohës së tij në Trieste, 1905-1915, dhe padyshim gjatë qëndrimit të tij të parë në Zyrih, 1915-1920, Xhojsi pati mundësi të mjaftueshme për të mësuar rreth teorisë Frojdiane nga miqtë dhe të njohurit, ose të lexonte vetë për të.

Por ai vazhdimisht e mohonte të kishte kaq shumë kontakte sistematike me Frojdin në çdo mënyrë. Dhe mohimet e tij janë në përgjithësi të mbështetura nga miqtë e tij të asaj periudhe qëkur është raportuar.

Nuk ka referenca direkte për Frojdin apo teorinë psikoanalitike te Portreti.  Por tek Uliksi, aty është një referencë e qartë direkte dhe një referencë direkte e argumentueshme e psikanalizës. Të dy ndodhen në skenën e librarisë së interpretimit Shekspirian. Referenca e qartë direkte është nga Stefani: “Shën Tomas, tha Stefani duke qeshur, – punimet e të cilit më pëlqejnë t’i lexoj në origjinal, duke shkruar mbi incestin nga një këndvështrim ndryshe nga ai i shkollës Vjeneze të zotit Magi, i cili foli aq shumë, e krahasoi atë në mënyrën e tij të mençur dhe kurioze në një koprraci emocionesh.”

Mesa mund të shohim, Xhojsi nëpërmjet Stefanit, duket se favorizon psikologjinë Akuinase, dhe shpërfill “shkollën e re Vjeneze” të psikanalizës së vendosur nga Frojdi, “Tweedle Dee Vieneze” siç e quante Xhojsi atë në 1921. Referencë direkte e argumentueshme është komenti nga Magi-Eglinton të cilën Stefan duket se e përmend tërthorazi në citimin e mësipërm. Mulington përmend “pederasti”, dhe Magi thotë: “Doktori mund të na tregojë se çfarë do të thotë ajo fjalë”.

Jo të gjithë komentatorët bien dakord, por se ka mundësi që doktori i Magit të jetë doktor Frojdi.

Leonard Albert prek shënimet origjinale të Xhojsit për episodin “Ciklopët” për të lokalizuar një referencë të varrosur të Frojdit. Ai zbulon se shenja paralajmëruese në shënime për fjalën “Kriegfried” në frazën “Muzeu kombëtar gjimnastik sanatorium has ndërprerje të docentit të zakonshëm privat – doktor profesorin e historisë së përgjithshme Kriegfried Ueberallgeme”, është “Siegfriedmund”, të cilën ai pretendon se është “me shumë mundësi një parodi e emrit të themeluesit të psikanalizës”. Albert gjithashtu konstrukton një rast për mundësitë se ne dimë që gjatë 1902-03 Xhojsi mund të ketë lexuar “Die Traumdeutung” (Interpretimin e ëndrrave) të Frojdit në Bibliotekën Kombëtare në Paris. Biblioteka Kombëtare e ka kërkuar librin kur është publikuar në 1900, dhe Xhojsi e lexoi gjerësisht atje gjatë atij dimri në Paris. Por Albert arrin në përfundimin se “mundësia nuk është një gjasë”.

Ekziston dhe një tjetër referencë mjaft e qartë e psikanalizës së Uliksit. Tradhtari Anderson e ve në pah atë. Në fillim të romanit, Bak Muligan i tregon Stefanit se “Ai tipi me të cilin isha në anije mbrëmë thotë se ti ke g.p.i. Ai gjendet në Dotivill me Konolli Norman. Paralizat e përgjithshme të çmendurisë”. Konolli Norman ishte një psikiatër, dhe “për 22 vite ishte inspektor mjekësor i Distriktit Riçmond, Asilun (Dotivill). Norman dinte diçka mbi Frojdin, dhe priste me padurim ta shihte atë “instruksionin klinik të sëmundjeve mendore…ishte një porcion i nevojshëm i kurrikulumit mjekësor në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”

Siç e thekson dhe Anderson, “duket sikur Xhojsi fillimisht dëgjoi mbi Frojdin në një bisedë me studentët e mjekësisë me të cilët ai shoqërohej nga Prilli i 1903 deri në Tetor 1904 në Dublin”

Për studentët e psikanalizës ka, sigurisht, një çështje të madhe të fakteve, sidomos tek Uliksi, për të sugjeruar se Xhojsi i derivoi konceptet dhe besimet direkt nga Frojdi. Për shembull, te “Nausika” Blum spekulon rreth impulsive vrasëse ndërmjet prindërve dhe fëmijëve”

Kur ai fshihet pas pemës në Krunlin. Unë nuk desha. Mama! Mama! Bebe në drunj. Duke i trembur me gjarpërinj gjithashtu. Duke i hedhur në ajër për t’i kapur. Do t’ju vras. Është vetëm gjysma e qejfit? Gorilla Berber i vjetër i cili gllabëroi gjithë familjen e tij.

Dhe më vonë, në episodin “Okseni I Diellit”, menjëherë pasi njoftoi lindjen e suksesshme të Purifoit të nëntë, treguesi i Xhojsi ndërpret diçka mjaft të ngjashme me teorinë psikoanalitike të represionit:

Ka mëkate ose (na lejoni t’i thërrasim sikurse e gjithë bota i njeh) kujtime të djallëzuara të cilat fshihen larg njeriut, në vendet më të errëta të zemrës, por qëndrojnë aty dhe presin. Ai mund të vuajë që të ngjallen kujtimet e tij, t’i lejojë ato të jenë ashtu si nuk janë në të vërtetë dhe të gjitha për të bindur veten se ato nuk ishin të tilla ose të paktën ishin ndryshe.  Ende një fjalë e mundshme do të bënte ato të shfaqeshin papritur dhe ato do të zgjoheshin për ta konfrontuar atë në shumë rrethana, një vizion apo një ëndërr…ose në festën e mesnatës kur ai tashmë është i dehur me verë.

Anderson qartëson mjaft qartë se Xhojsi kishte lexuar tre nga publikimet e mëparshme të Frojdit, Psikopatologjitë e jetës së përditshme (fillimisht të publikuar në 1901, të përkthyer në anglisht në 1914, Shakatë dhe lidhjet e tyre në subkoshiencë (1905; 1916) dhe Interpretimi i ëndrrave (1900, 1913).

Ai vazhdon më tej të tregojë se Xhojsi i referohet të trejave menjëherë, veçanërisht Psikopatologjive, në episodin “Lestrigonias” tek Uliksi. Interpretimi i Andersonit mbi këto referenca është që… “në përgjithësi…Xhojsi është duke tallur punimet e para të Frojdit, duke thënë se meqenëse Frojdi ishte i zgjuar mjaftueshëm për të menduar për kaq shumë gjëra që kishte menduar Xhojsi, ai nuk ishte asgjë më shumë sesa një burrë i thjeshtë idetë e të cilit rreth psikopatologjisë së jetës së përditshme ishin mjaft të thjeshta dhe gati të arritshme në një Suplement të diele të një shkencëtari si Blum në Qershor të 1904.

Mark Shekner, në interpretimin e tij të hershëm të psikoanalitikës së Uliksit, është më e gjallë. Ai thotë se “vetë libri, me monologët e tij imponuese dhe fantazitë e përgjithshme, obsesionet, perversitetet, ëndrrat, dhe të tjera çështje të subkoshiencë dinamike, parodizojnë paragjykimet e tij Frojdiane”.

E megjithatë, pavarësisht të gjithë indikacioneve të influencës Frojdiane në punën e tij, komentet private të Xhojsit te miqtë për teoritë e Frojdit nuk ishin kurrë pozitive. Një nga komentet e tij më negative që mbahet mend ishte: “Simbolizmi i tij ishte mekanik, një shtëpi që po shembej, një zjarr një penis”. Komenti i tij tregon një moskuptim rreth fleksibilitetit dhe ndjeshmërisë të kontekstit të simbolizmit Frojdian, por ndoshta është një referencë mjaftueshëm e saktë për prirjen e tij për të krijuar një listë imazhesh të organeve gjenitale mashkullore, apo femërore.

Megjithatë, kritika më e fortë e Xhojsit për Frojdin është krahasimi më i mirë i tij me filozofin napolitan Xhambatista Viko. Në 1913, pak para se ai të niste të shkruante Uliksin, ai komentoi se “Frojdi është paraprirë nga Viko”.

Është thënë shpesh nga Xhojsi se ka qenë i ndikuar goxha nga psikanalizat në kompozimin e Uliksit dhe Zgjimit të Finegan-it. Nëse nga kjo kuptohet se ai përdori zhargonin shkencor kur i përshtatej qëllimit të fantashkencës së tij, ose vuri në përdorim pajisjet analitike të tij, ashtu sikurse Blum kryen Fehhleistung për të folur rreth “admiruesve të bashkëshorteve”, kur ai do të thotë “këshilluesit e bashkëshorteve”, qëllimi është i duhuri.  Por nëse është thënë se ai adoptoi teorinë dhe ndoqi më pas praktikat e psikanalizës në punën e tij, ashtu sikur benë Dadaistët dhe Surrealistët, asgjë nuk mund ta fshihte të vërtetën. Metoda Xhojsjane e kompozimit dhe metoda automatike pasive janë dy pole të kundërta dhe të kundërshtueshme. Nëse psikoanalitika kuronte njerëzit e sëmurë, mirë e më mirë, kush mund të ngrihej kundra? Por Xhojsi ishte gjithmonë i padurueshëm ose qëllimisht i qetë kur flitej për të dyja si në një botëkuptim të mjaftueshëm dhe një burim dhe ligj për prodhimet artistike.

“Pse gjithë ky mister dhe shqetësime për misterin e subkoshiencës?” tha ai tek njerëzit e asaj mbrëmje në restorantin Pfaunen. “Po për misteret e vetë koshiencës? Çfarë dinë ato?”

Një natë thuhet se të dy, si burri dhe artisti Xhojsi, ishin të ndërgjegjshëm. Mjeshtër të mëdhenj duhet te jenë.

Analiza e Budgen-it për marrëdhënien e Xhojsit me psikanalizën është, mendoj, e drejtë dhe e ndjeshme. Xhojsi ishte gjithmonë një mjeshtër në materialet e tij.

[1] Wright, Elizabeth. Kritika Psikoanalitike Moderne, Teoria Letrare Moderne, Albas 2010, Fq. 209

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑