Në male | Arturo Barea

Published on

in

, ,

Kjo pat ndodhur vjeshtën e parë të luftës.
Djali – njëzet vjeçar – ishte toger; babai, për të mos e braktisur të birin, qe ushtar. Në male u qëllua i biri, dhe i ati e mori mbi supe. E kishin plagosur për vdekje. Babai nuk mund të vraponte me peshë mbi të.
– Po vdes, baba, po vdes.
Babai vështroi me qetësi vragën teksa afrohej armiku. Nxori revolen dhe e vrau.
Të nesërmen në mëngjes, u nis në kreun e një ekspedite dhe gjeti trupin e pajetë të të birit braktisur shkëmbinjve. E uli në të ndenjura. E mbështollën në një flamur tringjyrësh.
Babai mori pjesë në varrim. Koka e tij e zbathur mbulonte të birin nën tokën e fortë kockore.
Koka qe thuajse tullace, e ndritur, me disa qime gri hapërdarë nëpër të. Me të njëjtën revole shpoi tej e tej dhe lëkurën pasqyrë të kafkës flokërrallë.
Skaji i flokëve të pakët gri u gjend përreth një vrime të tmerrshme që vetëm villte gjak dhe tru.
E varrosën ngjitur të birit.
I ftohti i maleve bëri burrat të qanin.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.