Mitologjia e një fakti të qendrueshëm | Tomás Borrás

Zotat i kishin besuar nënës sekretin: “Për aq kohë sa do të ushqesh flakën e këtij zjarri, yt bir do të jetojë”. Dhe mamaja, e palodhur, këqyrte zjarrin, e vështronte ngultazi, duke mos e lejuar as të venitet e as të forcohet.
Kështu kaluan vite. Mamaja, e gjunjëzuar përpara mangallit, shihte sesi prushi i kuq shtrinte krahët e ndezur, duke siguruar kështu gjallërinë e të birit. E pagjumë, orë pas ore shtonte cifla degësh krah shkarpave që digjeshin pranë etheve të tij bukuroshe.
Një ditë, përmes derës së hapur që të çonte drejt fushave, hyri një grua krejt e bardhë, e qeshur dhe e bukur, me një ecejake të vendosur dhe me sy që shihnin krejt gëzim dhe besim drejt së ardhmes. Pa thënë kurrfarë fjale, ndihmon nënën e habitur të ngrihet vendit, i jep lamtumirën dhe gjunjëzohet pranë mangallit për t’i zënë vendin ndanë flakës që kërciste.
Mamaja as që pyeti. Papritmas kuptoi se qe vegimi i saj, se ishte e detyruar të hiqte dorë nga ana e të panjohurës, të cilën e kishte ngarkuar me detyrën e mbajtjes ndezur të flakës së pandërprerë në mënyrë që i biri të jetonte.
Dhe gjithashtu në heshtje, doli prej shtëpisë pa mundur të shkojë larg; deri atje ku mund të shihte me maturi tymin e brishtë që shkrihej me ngjyrën blu të zbehtë.

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑