Plot jetë | John Fante

Published on

in

, ,

Ishte një shtëpi e madhe, sepse dhe ne ishim njerëz me plane të mëdha. I pari qe thuajse aty, një tollumbac në barkun e saj, një diçka që lëvizte çdo çast, që përdridhej dhe rrëshkiste si një tufë gjarpërinjsh. Në orët e qeta përpara mesnatës, vendosja veshin mbi të dhe dëgjoja gumëzhimat dhe pëshpëritjet si të pranverës, dhe gurgullimat; dhe gëlltitjet; dhe spërkatjet. Thashë:
-Sillet si të jetë mashkulli i gjithë gjallesave.
-Jo domosdoshmërisht.
-Asnjë femër nuk godet kaq shpesh.
Por ajo nuk kundërshtoi, Xhojsi im. Ajo kishte atë gjënë e veçantë, ishte e largët, e përbuzshme dhe disi e lumtur.
Gjithsesi, nuk më interesonte dhe aq fryrja e barkut.
-Është kaq joestetike, – dhe i sugjerova të veshë diçka të ngushtë për të zbuluar format.
-Dhe ta vras?
-Ata bëjnë gjëra të veçanta. I kam parë.
Hodhi sytë nga unë me ftohtësi – si të isha idiot, një budalla që e solli nata kalimthi, një njeri dhe asgjë më tepër, i tmerrshëm, absurd.
Shtëpia kishte katër dhoma. Ishte shtëpi e bukur. Kishte një gardh me trira rreth saj. Kishte një çati me majë. Madje kishte dhe një korridor me trëndafila përgjatë hapësirës mes rrugës dhe portës kryesore…

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.