METODA PËRKTHIMORE DHE NEVOJA PËR RIPËRKTHIM | ANTONIO ÇIKOLLARI

Published on

in

, , , ,

Përgjatë historisë së njerëzimit, gjuha ka qenë dhe vazhdon të jetë mjet i rëndësishëm i komunikimit njerëzor, me ndërmjetësinë e së cilës njerëzit shkëmbejnë mendime, ide, si dhe arrijnë të kuptohen mes njëri-tjetrit. Komunikimi i njerëzve me anë të gjuhës realizohet në dy mënyra: me gojë dhe me shkrim. Nëse komunikuesit zotërojnë të njëjtën gjuhë, atëherë komunikimi ndodh në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kur njerëzit zotërojnë gjuhë të ndryshme, komunikimi i drejtpërdrejtë është i pamundur. Këtu na vjen në ndihmë përkthimi, të cilin shumë studiues e përkufizojnë si transmetim të mendimit përmes mjeteve të një gjuhe, në një gjuhë tjetër. Përkthimi është një mjet i rëndësishëm që ndihmon realizimin e funksionit komunikativ, ku njerëzit i shprehin mendimet në gjuhë të ndryshme.

Fakti është që njerëzimi, që në krijimin e tij ka njohur një shumëllojshmëri gjuhësh dhe kulturash. Kjo gjë e ka vështirësuar komunikimin mes anëtarëve të komuniteteve të ndryshme dhe në këtë pikë është e nevojshme ndërhyrja e përkthimit, si çelësi kryesor për zgjidhjen e situatave të tilla. Në këtë aspekt përkthimi luan një rol thelbësor në shkëmbimin e ideve, kulturave, përvojave e dijeve midis popujve të ndryshëm dhe mbi të gjitha funksioni kryesor i përkthimit mbetet komunikimi, dialogu dhe këmbimi ndërmjet sistemeve të ndryshme kulturore dhe letrare.

Përkthimi ka jetuar me njerëzimin. Ai ka një traditë të gjatë dhe është praktikuar përgjatë gjithë historisë së qenies. Përsiatjet e para teorike mbi përkthimin i gjejmë në shekullin V te Shën Jeronimi, por zhvillime të mirëfillta teorike hasen në shekullin XVI, te Martin Luteri “Qarkore mbi përkthimin” (1530) si edhe te dijetari francez Étienne Dolet “Si të përkthejmë mirë nga një gjuhë në tjetrën” (1540), dhe te bashkëkohësi i tij, Joachim du Bellay, i cili i kushton vëmendje të posaçme problemit të përkthimit.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit XX, teoritë e përkthimit vërtiteshin në debatin rreth përkthimit literal (fjalë për fjalë) dhe përkthimit të lirë. Dallimi midis përkthimit të fjalëpërfjalshëm dhe atij të kuptimshëm, daton që në shekullin I, në kohën e Ciceronit dhe Shën Jeronimit, në shekullin IV, ku formohet baza e shkrimeve rreth përkthimit, në shekujt më të afërt me kohën tonë. Ciceroni e përshkruan qasjen e tij ndaj përkthimit, në veprën “De optimo genere oratorum” (46 BCE/1960 CE), duke thënë se: “Kam përkthyer jo si interpretues, por si orator, duke ruajtur të njëjtat forma dhe ide, por në përputhje me gjuhën tonë. Nuk e pashë të arsyeshme për ta përkthyer fjalë për fjalë, por iu përmbajta stilit të përgjithshëm dhe forcës së gjuhës[1].

Shën Jeronimi për t’u mbrojtur nga kritikat e përkthimit jokorrekt, në përkthimin e Biblës nga greqishtja e vjetër në latinisht, u shpreh kështu: “Unë jo vetëm e pranoj, por edhe deklaroj hapur që në përkthimin nga greqishtja – ku madje dhe sintaksa është një mister – unë nuk përktheva fjalë për fjalë, por iu përmbajta kuptimit[2].

Në shekullin XVII, shumë studiues të përkthimit filluan të paraqisnin parimet e tyre rreth përkthimit. Një nga të parët ishte Etienne Dolet, i cili parashtroi pesë parimet e tij sipas rëndësisë, të cilat janë[3]:

  1. Përkthyesi duhet të kuptojë në mënyrë të përkryer materialin e autorit origjinal, ndonëse ka raste kur ai (përkthyesi) duhet të qartësojë të paqartën.
  2. Përkthyesit i lipset të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës burimore dhe asaj të synuar, me qëllim që përkthyesi të mos mpakë madhështinë e gjuhës.
  3. Përkthyesi duhet të shmangë përkthimin e fjalëpërfjalshëm.
  4. Përkthyesi duhet të shmangë format e pazakonta.
  5. Përkthyesi duhet t’i lidhë fjalët në mënyrë elokuente, me qëllim shmangien e paqartësisë.

Studiuesi skocez, Alexander Fraser Tytler (1797:14), në shkrimin e tij “Ese mbi principet e përkthimit” (1797), e përkufizon një përkthim të mirë duke vendosur në qendër lexuesin, në këtë mënyrë “Merita e punës origjinale arrihet kur ajo transfuzohet në një gjuhë tjetër, në atë mënyrë që kuptohet dallueshëm dhe ndjehet fuqishëm nga lexuesi, njësoj sikur lexuesit që flasin gjuhën e veprës origjinale”.

Në historinë e linguistikës, përkthimi ka pasur për një kohë të gjatë një rol dytësor, edhe pse ka lindur shumë më parë se çdo teori linguistike dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Të mendojmë vetëm për gurin e varrit të Rozetsës që falë mbishkrimit dygjuhësh (në gjuhën greke dhe atë egjiptiane), në vitet 700, u bë çelësi për të zbuluar sekretin e hieroglifeve. Ai i përket shekullit II p.K. dhe ky është, në kuptimin real dhe metaforik, guri kilometrik i përkthimit. Gjithashtu dëshmi të përkthimit i gjejmë edhe më herët. Babilonia në epoken e Hamurabit (1700 p. K.) ishte një qytet poliglot dhe shumë çështje civile dhe administrative zgjidheshin falë nje grupi shkruesish që përkthenin ligjet në gjuhë të ndryshme. Një pjesë e tyre konsistonte në përgatitjen e listave me fjalë ekuivalente në gjuhë të ndryshme; disa nga këta glosarë dygjuhësh dhe shumëgjuhësh janë ruajtur në pllaka balte të epokave dhe vendeve të ndryshme. Aktiviteti i përkthyesve ka qenë i pranishëm edhe në veprimet diplomatike, në traktet e paqes.

Në Romë letërsia fillon me përkthimin, me Andronikun që përkthen Odisenë e Homerit, me Nevin dhe Enin që sjellin në latinisht teatrin grek. Mbas tyre Ciceroni, që në veprën e tij “De optimo Venere oratorium”, formuloi problemin teorik bazë të përkthimit, i cili thotë se i duhet qëndruar besnik tekstit origjinal, përsa i përket fjalëve apo mendimit që ai përmban. Për më tepër ai shton se, “nuk kam përkthyer si interpreto por si orator, duke përshtatur fjalitë dhe formën e tyre, figurat dhe fjalët që përdorim. Nuk e kam parë të nevojshme të përkthej fjalë për fjalë, por të ruaj veçantinë dhe forcën e të gjitha fjalëve. Në të vërtetë, kam menudar se nuk është e nevojshme t’u numëroj fjalët lexuesve, por t’i bëj të ndiejnë peshën e tyre”. Nga ky pasazh kuptojmë se zgjidhja është që shkrimtari të mos mbetet i nënshtruar nga struktura e origjinalit, por ta përdorë modelin në mënyrë kreative. Teksti që imitohet duhet të jetë i suksesshëm për nga cilësia e stilit.

Në konceptimin roman imitatio, është kuptuar si ndjekje e shembullit të artistëve të mëdhenj të së shkuarës është një rrugë për të arritur sublimen dhe ky është qëllimi i propozuar nga përkthimi. Ciceroni, e pas tij Oraci janë plotësisht pjesë e këtij vizioni që pasqyron idealin e perandorisë, sipas të cilit Roma duhej të pasurohej duke përvetësuar modelet e huaja më të mira. Gatishmëria për të “ndjekur” fjalë për fjalë origjinalin, ndalet aty ku këto të fundit bien ndesh me përdorimin e gjuhës amtare. Bibla, me anë të së cilës përhapej dhe krishterimi, ka më shumë se 22 shekuj që përkthehet, në thuajse 1200 gjuhë. Një nga përkthyesit më të rëndësishëm të shekullit IV, Shën Jeronimi, përktheu një pjesë të mirë të Biblës nga greqishtja (vulgata). Ai përcakton dy mënyra të ndryshme përkthimi sipas llojit të tekstit: për tekstet laike një përkthim të lirë në formë, që synon ta mbajë të paprekur mendimin e origjinalit (“non verba, sed sententias”, jo fjalët, por konceptet), ndërsa për tekstet e shenjta, një përkthim fjalë për fjalë, pasi në këto shkrime edhe “ordo verborum” (rendi i fjaleve) është një mister i besimit[4]. Në Mesjetë, historia  e përkthimit lidhet dhe me rënien e Perandorisë Romake, e cila pati ndër të tjera dy pasoja të mëdha që janë: zhvillimin e individualiteteve kombëtare, që për pasojë sollën gjuhët e popujve dhe përhapjen e dijes klasike. Përkthime dhe përshtatje të teksteve latine gjejmë në dokumentet e para të gjuhëve neolatine, në të cilat gjatë gjithë Mesjetës, ripunimet zënë një pjesë të rëndësishme në aktivitetin letrar. Arabët luajtën një rol të rëndësishëm si përkthyes të teksteve hebraike dhe greke të mjekësisë, filozofisë, matematikës, astronomisë dhe gjeografisë. Veprat e Aristotelit u njohën falë përkthimeve të Avincenës dhe Averroes, me shkollën e tyre të përkthyesve në Kordova dhe Toledo. Në Spanjë, një vend tjetër, qendër e tri qytetërimeve: atij arab, hebraik, dhe kristian, në shekullin XII u krijua shkolla e parë e përkthyesve, në të cilën punohej në grup. Ndonëse në Mesjetë nuk munguan – në Itali (Dante Aligeri) dhe në Francë (Oresme) – mendimet në lidhje me problemet për përkthimin, debati i vërtetë nisi gjatë periudhës së Rilindjes. Kalimi nga njëra epokë te tjetra shenjon një ndryshim të thellë konceptual. Në kuadrin fetar vihet në diskutim modeli mbizotërues i përkthmit literal, kurse në përkthimet laike sistemi i përpunimit arbitrar që çonte në përshtatje të tekstit në formë mjaft liberale, sipas frymëzimit të përpunuesit, ose nevojave dhe shijeve të kohës e vendit. Duke filluar nga vitet 1500, një sërë studiuesish dhe shkrimtarësh si Sébillet, Du Bellay, Lutero, përcaktuan normat e “të përkthyerit mirë”…

Dhe tani kalojmë në praktikë mbi tekstin e Vicente Blasco Ibáñez.

Shkrimtari dhe politikani spanjoll, lindi në Valencia në vitin 1867 dhe vdiq në Menton (Francë) në vitin 1928. Vicente Blasco Ibáñez studioi Drejtësi në Valencia dhe së shpejti u bashkua me radhët e Partisë Republikane. Për disa kohë ai ishte i lidhur me valencianët e mbrojtur nga Teodoro Llorente, por më vonë u distancua prej tij.

Fryma e diskutueshme që ai tregoi në këtë sezon të parë i dha atij një mërgim të shkurtër në Paris, qytetin ku ai erdhi në kontakt me natyralizmin francez, i cili kishte një ndikim të madh në punën e tij, sidomos në Arroz y tartana (1894), me të cilën ai përuroi ciklin e romaneve “rajonale”, të vendosura në rajonin e Valenciàs.

Në vitin 1894 ai themeloi gazetën El pueblo, e cila do të ishte dhe platforma e tij politike, së pari si zëdhënës i republikanizmit federal udhëhequr nga Pi i Maragall dhe pastaj, kur u nda prej saj, për të përhapur idenë e tij politike, e cila do të quhej blasquismo dhe kishte për të arritur një ndikim të rëndësishëm popullor, sidomos pas fushatës së ashpër kundër qeverive të Rivendosjes që përfunduan në mes të faqeve të gazetës.

Penalisht, i burgosur dhe i dënuar përsëri në mërgim (1896), Vicente Blasco Ibanez u kthye në Spanjë dy vjet më vonë dhe u zgjodh në parlament në gjashtë legjislatura, derisa ai vendosi në vitin 1908 që të lërë politikën. Ai pastaj kërkoi pasurinë e tij në Argjentinë, ku u përpoq për të kryer dy projekte utopike të bujqësisë që përfundoi në dështim dy herë.

Blasco Ibáñez u nis për në Paris dhe në vitin 1914 botoi romanin që do t’i jepte famë ndërkombëtare, Los cuatro jinetes del Apocalipsis (Katër kalorësit e apokalipsit). Në vitin 1921 ai vendosi të dalë në pension në shtëpinë e tij në Nisë, ku shkroi romanet e tij të fundit, në të cilët u përpoq për të reflektuar padrejtësitë sociale nga një optikë antiklerikale, në stil të pastër realiste, si tek La Barraca (Kasollja, 1898).

Ishte një autor shumë prodhimtar i lidhur në shumë aspekte me natyralizmin francez, ndonëse veprave të tij u mungon dokumentacioni i ndershëm dhe ashpërsia kompozicionale e një Zola-je. Për më tepër, qëllimi i qartë politik dhe social i disa prej romaneve të Blasco Ibáñez, së bashku me bagazhin e kufizuar intelektuale të autorit, e mbajti atë larg nga përfaqësuesit e brezit ’98.

Megjithatë, imagjinatën e tij të fuqishme dhe fuqia përshkruese e Vicente Blasco Ibáñez e bëri autorin e fundit të madh të realizmit të shekullit XIX.

Teksti origjinal

Tenía sus parroquianos la pobre mujer esparcidos en toda la ciudad. Era su marcha una enrevesada peregrinación por las calles, deteniéndose ante las puertas cerradas; un aldabonazo aquí, tres y repique más allá, y siempre, a continuación, el grito estridente y agudo, que parecía imposible pudiese surgir de su pobre y raso pecho: <La lleeet!> Jarro en mano bajaba la criada desgreñada, en chancleta, con los ojos hinchados, a recibir la leche, o la vieja portera, todavía con la mantilla que se había puesto para ir a la misa del alba.

A las ocho, después de servir a todos sus clientes, Pepeta se vio cerca del barrio de Pescadores.

Como también encontraba en él despacho, la pobre huertana se metió valerosamente en los sucios callejones, que parecían muertos a aquella hora. Siempre, al entrar, sentía cierto desasosiego, una repugnancia instintiva de estómago delicado. Pero su espíritu de mujer honrada y enferma sabia sobreponerse a esta impresión, y continuaba adelante con cierta altivez vanidosa, con un orgullo de hembra casta, consolándose al ver que ella, débil y agobiada por la miseria, aún era superior a otras.

De las cerradas y silenciosas casas salía el halito de la crápula barata, ruidosa y sin disfraz: un olor de carne adobada y putrefacta, de vino y de sudor. Por las rendijas de las puertas parecía escapar la respiración entrecortada y brutal del sueño aplastante después de una noche de caricias de fiera y caprichos amorosos de borracho.

Pepeta oyó que le llamaban. En la puerta de una escalerilla le hacía señas una buena moza, despechugada, fea, sin otro encanto que el de una juventud próxima a desaparecer; los ojos húmedos, el moño torcido, y en las mejillas manchas del colorete de la noche anterior: una caricatura, un payaso del vicio.

La labradora, apretando los labios con un mohín de orgullo y desdén para que las distancias quedasen bien marcadas, comenzó a ordenar las ubres de la Rocha dentro del jarro que le presentaba la moza. Esta no quitaba la vista de la labradora.

– ¡Pepeta! – dijo con voz indecisa, como si no tuviese la certeza de que era ella misma.

Levanto su cabeza Pepeta; fijo por primera vez sus ojos en la mujerzuela, y también pareció dudar.

– ¡Rosario!… ¿eres tú?

Si, ella era; lo afirmaba con tristes movimientos de cabeza. Y Pepeta, inmediatamente, manifestó su asombro. ¡Ella allí!… ¡Hija de unos padres tan honrados! ¡Qué vergüenza, Señor!

La ramera, por costumbre del oficio, intento acoger con el gesto escéptico del que conoce el secreto de la vida y no cree en nada, las exclamaciones de la escandalizada labradora. Pero la mirada fija de los ojos claros de Pepeta acabo por avergonzarla, y bajo la cabeza como si fuese a llorar.

No; ella no era mala. Había trabajado en las fábricas, había servido a una familia como doméstica, pero al fin sus hermanas le dieron el ejemplo, cansadas de sufrir hambre; y allí estaba, recibiendo unas veces cariños y otras bofetadas, hasta que reventase para siempre. Era natural: donde no hay padre y madre, la familia termina así. De todo tenía la culpa el amo de la tierra, aquel don Salvador, que de seguro ardía en los infiernos. ¡Ah, ladrón!… ¡Y como había perdido a toda una familia!

Pepeta olvido su actitud fría y reservada para unirse a la indignación de la muchacha. Verdad, toda verdad; aquel tío avaro tenía la culpa. La huerta entera lo sabía. ¡Válgame Dios, y como se pierde una casa! ¡Tan bueno que era el pobre tío Barret! ¡Si levantara la cabeza y viese a sus hijas!… Ya sabían en la huerta que el pobre padre había muerto en el presidio de Ceuta hacía dos años; y en cuanto a la madre, la infeliz vieja había acabado de padecer en una cama del Hospital. ¡Las vueltas que da el mundo en diez años! ¿Quién les hubiese dicho a ella y a sus hermanas, acostumbradas a vivir en su casa como reinas, que acabarían de aquel modo? ¡Señor! ¡Señor! ¡Libradnos de una mala persona!

Përkthim alternativ[5]

Gruaja e mjerë kishte klientelë nëpër të gjithë qytetin. Udhëtimi i saj qe një endje e koklavitur nëpër rrugë, duke qëndruar herë pas here përpara dyerve të mbyllura; një trokitje këtu, tre apo më shumë atje, dhe gjithmonë, në vazhdim, e bërtitura e saj e mprehtë, që dukej e pamundur të dilte prej gjoksit të saj thatim: “Quuumëëësht!” Dhe me enën në dorë zbriste shërbëtorja e pakrehur, me pantofla dhe me sy të fryrë për të marrë qumështin, ose portieri i vjetër që me një shall në qafë qe bërë gati për të shkuar në meshën e mëngjesit.

Në tetë, pasi u kishte shërbyer të gjithëve, Pepeta ndodhej pranë lagjes së Peshkatarëve.

Kishte edhe atje klientë dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht nëpër rrugicat e ngushta, që dukeshin si të vdekura në atë orë. Gjithnjë, kur vinte në këto anë, zmbrapsej dhe i vinte një neveri krejt instiktive prej një qenieje të dobët. Por shpirti i saj prej gruaje të ndershme dhe të sëmurë e dinte që duhet ta kalonte këtë shtypje dhe të vazhdonte përpara me krenarinë e saj duke u ngushëlluar me faktin se pavarësisht prej lodhjes dhe kërrusjes prej mjerimit, qëndronte shumë më lart se zonjat e rrugës.

Prej shtëpive të mbyllura dhe të qeta dilte fryma e shthurur e lirisë, me zë të lartë dhe e pamaskuar:  një aromë e rëndë mishi të marinuar dhe të kalbur, vere dhe djerse. Prej të çarave të portës dukeshin arratisjet e frymëmarrjeve të shpeshta dhe të vrazhda të ëndrrave dërrmuese të një nate plot përkëdhelje të egra dhe kapriçove të dehura të dashurisë.

Pepeta dëgjoi ta thërrisnin. Në derën e një shkalle të ngushtë i bënte shenja një vajzë e mirë, e shëmtuar, pa tjetër bukuri përveç rinisë, e cila nuk e kishte të gjatë; i kishte sytë e përlotur, hundën e shtrembër dhe faqet e ngjyrosura prej festës së mbrëmshme: një karikaturë, një palaço i mirëfilltë.

Punëtorja, duke kafshuar buzët me krenari dhe përbuzje, që të tregojë sa larg ishte prej saj, nisi të mjelë Kuqalashen në një enë që i kishte dhënë vajza. Kjo e fundit nuk ia shqiti asnjë çast sytë.

-Pepetë! – tha me një zë dyshues, sikur s’ishte e sigurt nëse ishte ajo vetë.

Pepeta ngriti kokën: për herë të parë u ndesh me ata sy prej zuske dhe në çast shfaqi të njëjtin dyshim.

-Rosario! Ti je?

Po, ajo ishte. E pohoi me lëvizjet e saj të trishta. Dhe Pepeta menjëherë shfaqi habinë e saj. – Ajo atje! Një vajzë prej një familjeje kaq të ndershme! Sa turp, o Zot!…

Ajo prostitutë, e mësuar me punën e saj, u përpoq ta mirëpresë me po të njëjtën buzëqeshje cinike, me gjestin skeptik që njeh sekretin e jetës dhe nuk beson në asgjë, përveçse thirrjeve shokuese të fshatares. Por shikimi i gjatë i Pepetës përfundoi duke e vënë në siklet, dhe tjetra uli kokën sikur donte të qante.

Jo! Ajo nuk ishte vajzë e keqe. Kishte punuar në fabrikë, kishte shërbyer në një shtëpi të mirë, por në fund të fundit të motrat i dhanë këtë shembull pasi nuk e duronin dot urinë. Dhe ja ku përfundoi, duke u marrë njëherë me të mirë e njëherë me të goditura që do t’i mbante mend gjithë jetën. Ishte mësa normale: aty ku mungon babai dhe nëna, familja përfundon si mos më keq. Dhe i gjithë faji binte mbi të zotin e tokës, don Salvadorin, që me siguri po digjej në ferr. Ah, hajduti! Si e shkatërroi kështu këtë familje.

Pepeta e harroi ftohtësinë dhe dinjitetin e saj dhe iu bashkua zemërimit të vajzës. Të vërteta, të gjitha të vërteta; ai xhaxha dorështrënguari e kishte fajin, e dinte i gjithë fshati. Eh Zot i madh, sa shpejt mund ta humbasësh shtëpinë. Sa i mirë ishte i shkreti xha Barreti. Sikur të ngrihej prej varrit dhe të shikonte të bijat. E dinin në fshat që i gjori baba humbi jetën në kryengritjen e Kuetas ndodhur dy vjet më parë. Ndërsa nëna, ajo plakë mjerane, shpëtoi prej vuajtjeve në krevatin e spitalit. Ndryshimet ndodhën brenda dhjetë viteve. Kujt ia merrte mendja t’i thoshte asaj dhe të motrave, që të mësuara të jetonin si mbretëresha, do të përfundonin në këtë mënyrë? O Zot, o Zot! Na mbaj larg prej së keqes.

Shqipërim i Nolit

Udhëtimi i saj qe një endje e koklavitur nëpër rrugët, duke qëndruar përpara dyerve të mbyllura; duke trokitur një herë këtu, tri herë atje dhe gjithnjë bërtiste pa pushuar, me një zë të lartë e të mprehtë, që s’ta merrte kurrë mendja që mund të dilte nga kraharori i saj i thatë si dërrasë: “Qumësht!” Dhe me enën në dorë zbriste shërbëtorja e pakrehur, me pantofla dhe me sy të fryrë për të marrë qumështin, ose portierja që kishte vënë shallin për të vajtur në kishë.

Më tetë duhej ta merrnin qumështin të gjithë myshterinjtë. Piperica ndodhej afër mëhallës së Peshkatarëve.

Kishte dhe atje myshterinj dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht në sokakët e ndyrë, që dukeshin si të vdekur atë orë. Gjithnjë, kur hynte në ata sokakë, e zinte një soj frike dhe i vinte ndot; me gjithë këtë, shkonte përpara si grua e ndershme e kryelartë dhe ngushëllohej, duke parë që ishte më e mirë se ca të tjera, ndonëse e dobët dhe e kërrusur nga varfëria.

Piperica dëgjoi që e thërrisnin. Në derën e një shkalle të ngushtë i bënte shenja një vajzë e mirë, e shëmtuar, pa tjetër bukuri përveç rinisë, e cila ishte më të shkuar e sipër; i kishte sytë të lagur, hundën me majën përpjetë e faqet me njolla…

Punëtorja, duke kafshuar buzët me kryelartësi dhe kortemnim, që të tregonjë sa larg ishte prej saj, nisi të mjelë Kuqalen me një enë që i kishte dhënë vajza. Kjo s’e hiqte syrin nga punëtorja.

-Pipericë! – tha me një zë të pasigurt, sikur s’ishte e bindur që ishte ajo vetë.

Piperica ngriti kryet; për të parën herë e pa mirë vajzën dhe dukej sikur dyshonte dhe ajo.

-Katerinë! Ti je?

Po, ajo qe; e vërtetonte, duke unjur kokën me hidhërim. Dhe Piperica çfaqi menjëherë çudinë e saj. – Ajo atje! Një vajzë prej prindërish aq të ndershëm! Sa turp, për Zotin!…

Vajzës i erdhi turp kur e shikonte atë në sy Piperica dhe unji kokën sikur deshte të qante.

Jo! Ajo s’ishte vajzë e ligë. Kishte punuar në fabrikat, kishte qenë shërbëtore, por më në fund të motrat, të lodhura prej urie, i dhanë shembëllën, dhe kështu arriti në atë shkallë: ishte e natyrshme, kur s’ka atë dhe nënë, ashtu mbaron familja.

Fajin për të gjitha e kishte i zoti i çiflikut, ai Shallvadori që pa dyshim po digjej në skëterrë. Ah, gjakpirës!… Qysh ua prishi shtëpinë!

Piperica harroi ftohtësinë dhe dinjitetin e saj dhe u bashkua me zemërimin e vajzës. – Vërtet, të tëra të vërteta: ai maskarai dorështrënguar e kishte fajin. E dinte tërë fshati. Zoti na ruajtë, qysh prishet një shtëpi! Dhe sa i mirë qe i ndyeri xha Kësulë! Sikur të ngrihej nga varri e të shikonte të bijat! E kishin mësuar në fshat që i ati i tyre i shkretë vdiq dy vjet më parë në Ceuta. Dhe sa për nënën, plaka e mjerë shpëtoi nga vuajtjet në një spital. Oh, sa ndryshime u bënë brenda dhjetë vjetëve! Kurrë s’u shkonte nga mendja as asaj, as të motrave të saj, që rronin në shtëpi si mbretëresha, që do të mbaronin në këtë mënyrë! O zot, o zot. Na shpëto nga njeriu i lig!

Humbjet në tekst

Në krahasim të tekstit origjinal me shqipërimin e sjellë nga Noli (për herë të parë botuar në vitin 1920, “Vatra”) vihen re mjaftueshëm mangësi dhe humbje të rëndësishme të fragmenteve të veprës Kasollja shkruar prej Vinsente Blasko Ibanjez.

Arsyet përse kanë ndodhur këto firo janë nga më të ndryshmet. Ndonjëherë humbjet në tekst janë të paevitueshme, pasi jo gjithmonë gjendet fjala në shqip, jo gjithmonë gjendet sinonimia përkatëse. Por ndonjëherë fajësohet dhe përkthyesi, pasi disa pjesë janë mjaft të thjeshta për tu sjellë në shqip, por arsyeja e shkëputjes së tyre është e pakuptueshme, të tilla do të ishin:

“… Prej shtëpive të mbyllura dhe të qeta dilte fryma e shthurur e lirisë, me zë të lartë dhe e pamaskuar:  një aromë e rëndë mishi të marinuar dhe të kalbur, vere dhe djerse. Prej të çarave të portës dukeshin arratisjet e frymëmarrjeve të shpeshta dhe të vrazhda të ëndrrave dërrmuese të një nate plot përkëdhelje të egra dhe kapriçove të dehura të dashurisë…” (De las cerradas y silenciosas casas salía el halito de la crápula barata, ruidosa y sin disfraz: un olor de carne adobada y putrefacta, de vino y de sudor. Por las rendijas de las puertas parecía escapar la respiración entrecortada y brutal del sueño aplastante después de una noche de caricias de fiera y caprichos amorosos de borracho.)

Nuk do të mjaftohej me kaq, por dy paragrafë më tutje kemi po të njëjtin veprim (megjithëse në parim të mospërkthimit është mosveprim):

“…Ajo prostitutë, e mësuar me punën e saj, u përpoq ta mirëpresë me po të njëjtën buzëqeshje cinike, me gjestin skeptik që njeh sekretin e jetës dhe nuk beson në asgjë, përveçse thirrjeve shokuese të fshatares. Por shikimi i gjatë i Pepetës përfundoi duke e vënë në siklet, dhe tjetra uli kokën sikur donte të qante…” (La ramera, por costumbre del oficio, intento acoger con el gesto escéptico del que conoce el secreto de la vida y no cree en nada, las exclamaciones de la escandalizada labradora. Pero la mirada fija de los ojos claros de Pepeta acabo por avergonzarla, y bajo la cabeza como si fuese a llorar.)

E ndërkohë ky cënim teksti ndodh thuajse disa herë brenda një kapitulli. Arsyetimi më i fuqishëm i mundshëm fshihet brenda vetë tekstit që mungon. Ndoshta pyetja më me vend që mund të shtrohej do të ishte: Përse prej veprës përjashtohen paragrafë të tërë ku vihet re mungesa e një kodi moral? Ndoshta besimi i Nolit, pastërtia e fjalorit, përcjellja e një kulture të kulluar kundrejt një populli kryesisht të painformuar dhe me një mentalitet jo mjaft “modern” për kohën. Ndaj duket sikur këtu kemi një marrëveshje, pasi përkthyesi përdor trepikëshin si mjet për të lënë një tjetër interpretim, të tipit paralajmërues për një humbje teksti për arsye si mosmundësia e përkthimit apo të tjera të përmendura më sipër.

Por nuk përfundon me kaq. Dyshimi tjetër shtrohet dhe në një tjetër drejtim, pasi vihet re qartë që mungesa të tjera kanë të bëjnë dhe me përmendjen e Zotit si element teologjik. Nëse Noli vetë (si përkthyes) ishte prift, përse nuk e përmend? Por kjo pyetje kërkon si përgjigje sigurimin e materialit fillestar (kujtojmë se detyra po kryhet mbi ribotimin e 8 të veprës me redaktor Xhevahir Lleshi, 2008). Ndaj nuk mund të flitet qartë nëse kjo pjesë është pasojë e ribotimeve gjatë periudhës së komunizmit, sidomos të atyre pas viteve ’70 ku feja ndalohej me ligj. Me sigurimin e materialit fillestar, në ribotimin e vitit 1944, vihet re po e njëjta mungesë teksti. Bie poshtë hipoteza e shkurtimit të tekstit gjatë ribotimeve të komunizmit dhe në vend të saj vendoset një boshësi interpretimi dhe hipotezash.

Një tjetër pikë që ia vlen të trajtohet do të ishte përkthimi i emrave të përveçëm, ose më saktë tjetërsimi i tyre. Pepeta në Piperica, xha Barret në xha Kësula, Salvador në Shallvador, Rosario në Katerinë, e më tej vërehet e njëjta gjë në toponimi ku Noli e sjell siç është në origjinal, ndoshta në pamundësi për ta përshtatur në shqip, Kueta në Ceuta, Valencia në Valentia, etj. Përveç humbjes së tekstit, këtu përfshihet dhe humbja në kulturë. Megjithëse Noli justifikohet pasi është përpjekur ta sjellë sa më pranë lexuesit të viteve ’20. Por kjo gjë është e pafalshme për redaktorin që ka bërë të mundur ribotimin në ditët e sotme. Lexuesi ndoshta e ka të pamundur të kuptojë dialektizma si sepetkë, mëhallë, shembëll, etj., që përkatësisht duhet të ishin shportë, lagje, shembull.

Për të mos dalë nga rrjedha, kalohet në një tjetër degëzim të humbjes, ajo me marrveshje mes palëve. Pra, në origjinal gjenden fjalë (që shenjojnë insekte apo gjallesa që në shqip nuk njihen), dhe Noli me marrëveshje nuk ka marrë mundimin t’i përfshijë tekst. E njëjta gjë ndodh dhe me frutat, perimet, pemtarinë. Kjo për shkak edhe të kulturës (pasi në vend nuk njihen), por edhe për shkak të varfërisë së gjuhës. Dhe këtu lind një nevojë e re, përdorimi i terminologjisë së huaj. Ose fjala përcillet në origjinal me një përshtatje të vogël me shqipen, ose gjendet një shënjues i përafërt, ose nuk sillet fare pasi mund të përdoren fjalë përgjithësuse në vend të një enumeracioni:

“…Poshtë pemëve të asaj xhungle të vogël dhe inkurajuese prej sigurisë së çerdheve, janë rritur dhe janë shtuar të gjitha llojet e parazitëve të shpifur që tani po shpërthen dhe në tokat ngjitur: hardhucat e gjelbra shpinërrudhosur, brumbujt e mëdhenj me guaskën që reflekton si metali, merimangat këmbështurtëra dhe leshtore e deri tek gjarpërinjtë, të cilët rrëshkisnin gropave krejt papritur…”

Noli mund të ketë bërë gjithçka, përveç diçkaje, pasurimit të tekstit. Nëse mblidhen të gjitha pjesët që janë prerë prej tij (ende nuk mund të thuhet nëse është bërë qëllimisht apo jo), numërohen rreth 8 faqe të formatit të botimit të veprës. Por 8 nga 126 faqe është një shumë e konsiderueshme që mund të zhdukë rrjedhën e tregimtarisë apo humbjen e përcjelljes së hipotipozës, ngatërrimin e imazheve të krijuara dhe deformimin e ngjarjeve.

Pasurimi i tekstit nuk ndodh as në këndvështrimin tjetër, ku përpiqet të përcjellë më shumë vlera seç ndoshta ka. Përshkrimet, zgjerimet, nuk ndodhin asnjëherë, përkundrazi, rrudhen. Ndërkohë që fjalori i Nolit shfaqet së tepërmi. Pra me të lexuar pjesën, menjëherë gjen elementë nolianë si në shprehje, ashtu edhe në fjalë apo në paragrafë të tërë.

Të shohësh gjërat dhe tekstet

Duke lexuar përkthimin prej Nolit më duket sikur është treguar mjaftueshëm i nxituar. Studimet biografike tregojnë për të që ka qenë njeri që di shumë gjuhë, por përse të “zhgënjen” në përkthimin e kësaj vepre? U tha edhe më sipër, nxitimi, pavetëdija. Ai i ka ditur më së miri kuptimet e atyre fjalëve që ndoshta nuk i ka përkthyer, e ka fituar imazhin e tyre, por nuk ka mundur ta përcjellë në letër aq mirë sa Ibanjez. Personalisht më ndodh diçka e çuditshme. Kur lexoj tekstin në origjinal dhe kur lexoj përkthimin e Nolit, pavarësisht se është 99% i njëjti material, imazhet e përftuara prej fjalëve nuk janë të njëjtat. Ambienti ndryshon, personazhet gjithashtu. Duket më shumë sikur secili prej shkruesve ka sjellë imagjinatën vetjake.

“… Më tetë duhej ta merrnin qumështin të gjithë myshterinjtë. Piperica ndodhej afër mëhallës së Peshkatarëve.

Kishte dhe atje myshterinj dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht në sokakët e ndyrë, që dukeshin si të vdekur atë orë. Gjithnjë, kur hynte në ata sokakë, e zinte një soj frike dhe i vinte ndot; me gjithë këtë, shkonte përpara si grua e ndershme e kryelartë dhe ngushëllohej, duke parë që ishte më e mirë se ca të tjera, ndonëse e dobët dhe e kërrusur nga varfëria…”

Ndërkohë që me përshkrimin e mësipërm, imazhi i përftuar (apo krijimi imagjinativ) ka të bëjë me një rrugë pa kalldrëmë, gjithë baltë, ku jetojnë burra peshkatarë që ngacmojnë femra, që janë gjysmë kriminelë pasi Pepetës i vjen frikë të ecë në këtë rrugicë. Sokaku është i ngushtë, me barishte në të dy krahët, me dyer gjysmë të kalbura, shtëpi gjysmë të rrënuara (e paralelizoj me rrugicën e fshatit tim), gjysmë malore, etj. Dhe duket sikur personazhi nuk kërkon të ngatërrohet me pisllëkun e asaj gjendjeje të rënduar.

“… Në tetë duhej të ishin shërbyer të gjithë. Pepeta ndodhej pranë lagjes së Peshkatarëve.

Kishte edhe atje klientë dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht nëpër rrugicat e ngushta, që dukeshin si të vdekura në atë orë. Gjithnjë, kur vinte në këto anë, zmbrapsej dhe i vinte një neveri krejt instiktive prej një qenieje të dobët. Por shpirti i saj prej gruaje të ndershme dhe të sëmurë e dinte që duhet ta kalonte këtë shtypje dhe të vazhdonte përpara me krenarinë e saj duke u ngushëlluar me faktin se pavarësisht prej lodhjes dhe kërrusjes prej mjerimit, qëndronte shumë më lart se zonjat e rrugës.

Prej shtëpive të mbyllura dhe të qeta dilte fryma e shthurur e lirisë, me zë të lartë dhe e pamaskuar:  një aromë e rëndë mishi të marinuar dhe të kalbur, vere dhe djerse. Prej të çarave të portës dukeshin arratisjet e frymëmarrjeve të shpeshta dhe të vrazhda të ëndrrave dërrmuese të një nate plot përkëdhelje të egra dhe kapriçove të dehura të dashurisë…”

(… A las ocho, después de servir a todos sus clientes, Pepeta se vio cerca del barrio de Pescadores.

Como también encontraba en él despacho, la pobre huertana se metió valerosamente en los sucios callejones, que parecían muertos a aquella hora. Siempre, al entrar, sentía cierto desasosiego, una repugnancia instintiva de estómago delicado. Pero su espíritu de mujer honrada y enferma sabia sobreponerse a esta impresión, y continuaba adelante con cierta altivez vanidosa, con un orgullo de hembra casta, consolándose al ver que ella, débil y agobiada por la miseria, aún era superior a otras.

De las cerradas y silenciosas casas salía el halito de la crápula barata, ruidosa y sin disfraz: un olor de carne adobada y putrefacta, de vino y de sudor. Por las rendijas de las puertas parecía escapar la respiración entrecortada y brutal del sueño aplastante después de una noche de caricias de fiera y caprichos amorosos de borracho…)

Fjalët që ndryshojnë komplet imazhin e krijuar prej përkthimit të Nolit janë:  …qëndronte shumë më lart se zonjat e rrugës… Pra nuk ka të bëjë me peshkatarë, as me kriminelë, as me burra që ngacmojnë gratë. Duhet të jetë diçka komplet ndryshe. Qëndronte më lart se zonjat e rrugës. Pra ishin zonja që Pepeta i shihte me neveri dhe se ishte më e ndershme se ato. Pra ato duhet të ishin prostituta. Me të kuptuar këtë gjë, ndryshon dhe ambienti. Tashmë kemi të bëjmë me një rrugicë të shtruar me kalldrëme, të pastër, ku dyert janë të punuara me drurë të shtrenjtë apo me metalikë të zbukuruar me lajle-lujle. Shtëpitë janë të lyera dhe të mbajtura pasi për këtë gjë paguanin pasanikët që kalonin netët e shfrenuara. Prej një lagjeje të varfër moralisht, u shndërrua në një lagje të varfër ekonomikisht vetëm prej firos së një paragrafi. Procesi i hipotipozës nuk mundi të përfundonte plotësisht. Nëse do të mund ta zgjeronim detyrën në thuajse të gjithë tekstin, do shihet më qartë se këto humbje shndërrojnë tekstin në një tjetër. Në pamje të parë do të dukej si një krijim personal i Nolit, dhe e vetmja gjë që të bën të shmangesh prej kësaj hipoteze është terminologjia e titujve spanjollë (don Salvador) apo çifligjeve si ndarje administrative territoriale. Ndryshe do të mendohej se ngjarjet zhvillohen diku në Shqipërinë jug-perëndimore të viteve ’20, pasi Noli na e ka shërbyer si të tillë në cilindo drejtim të mundshëm, si me përshkrimin e ambientit, si me emërtimin e personazheve.

Gabimet në ndërhyrjet e detyrueshme.

Ne së pari do të shqyrtojmë një grup të ndryshimeve të papërshtatshme që ne ia atribuojmë fenomenit të ndërhyrjes, dhe në klasifikimin tonë do i karakterizojmë si ndryshime të pajustifikuara të detyrueshme.

Disa ndërhyrje të spanjishtes shfaqen në frazat në të cilat përkthyesi ka krijuar një shqipe me një strukturë spanjishteje.

Shembulli 1

Pepeta oyó que le llamaban.

Piperica dëgjoi që e thërrisnin.

Është një imitim kryekëput i strukturës spanjolle «Piperica dëgjoi që e thërrisnin » kur fare mirë mund të qe «Pepeta dëgjoi ta thërrisnin», apo formulim më të thjeshtë të frazës në të cilën shërben mjaft mirë sintaksa e gjuhës shqipe «Pepetën e thirrën»

Shembulli 2

Si, ella era; lo afirmaba con tristes movimientos de cabeza.

Po, ajo qe; e vërtetonte, duke unjur kokën me hidhërim.

Mund të ishte përkthyer mjaft mirë «Po, ajo ishte. E pohoi me lëvizjet e saj të trishta.». Pa dyshim që përkthimi në shqip do të sjellë një tjetër format duke shmangur imitimin e fjalëpërfjalshëm, është si një shprehje në anglisht “it’s raining dogs and cats” dhe në shqip vjen “po bie shi me gjyma” dhe jo në mënyrë interpretative “po bie shi me mace dhe qen”.

Shembulli 3

-¡Pepeta! – dijo con voz indecisa, como si no tuviese la certeza de que era ella misma.

Levanto su cabeza Pepeta; fijo por primera vez sus ojos en la mujerzuela, y también pareció dudar.

– ¡Rosario!… ¿eres tú?

-Pipericë! – tha me një zë të pasigurt, sikur s’ishte e bindur që ishte ajo vetë.

Piperica ngriti kryet; për të parën herë e pa mirë vajzën dhe dukej sikur dyshonte dhe ajo.

-Katerinë! Ti je?

“Katerinë” dhe “Pipericë” në spanjisht janë “Caterina” dhe “Peperica” dhe kanë domethënie krejt tjetër socio-kulturore. Kultura spanjolle nuk njeh as njërin dhe as tjetrin emër gjatë fundshekullit XIX fillimshekullit XX, madje as ajo shqiptare e atyre viteve, por u huazuan prej Amerikës latine dhe kulturës së tyre neokatolike (bëhet fjalë për Katerinën, ndërsa Piperica duket më së shumti një shqipërim i zakonshëm në mënyrën e Nolit). Emrat në veprën në origjinal janë Rosario dhe Pepeta. Përkthimi ideal do të ishte sjellja e tyre siç janë në origjinal në bazë të rregullave përkthimore, përndryshe një përkthim korrekt për emrin Rosario do të ishte Trendafile prej Rosa dhe prapashtesës.

Nuk është ky i vetmi rast, pasi në vepër gjejmë mjaft të tillë me ekuivakacione të një letërzimi të keqinterpretuar i cili çon, në një mënyrë a në një tjetër në mjegullim asosacionesh dhe shëmti estetike, por kjo ndonjëherë ndodh edhe për shkakun se asokohe fjalori i gjuhës shqipe nuk i njihte si fjalë.

Ndryshime të pavullnetshme

Ky lloj ndryshimi mund të ndodhë edhe në përkthimin më të mirë. Këtu ne thjesht theksojmë disa shembuj që mund të lejojnë nxjerrjen e konkluzioneve për vazhdimin e përkthimit dhe motivimin për mospërputhjen e tillë mes origjinalit dhe përkthimit.

Shembull 4

Pero su espíritu de mujer honrada y enferma sabia sobreponerse a esta impresión, y continuaba adelante con cierta altivez vanidosa, con un orgullo de hembra casta, consolándose al ver que ella, débil y agobiada por la miseria, aún era superior a otras.

Gjithnjë, kur hynte në ata sokakë, e zinte një soj frike dhe i vinte ndot; me gjithë këtë, shkonte përpara si grua e ndershme e kryelartë dhe ngushëllohej, duke parë që ishte më e mirë se ca të tjera, ndonëse e dobët dhe e kërrusur nga varfëria.

Përkthimi jo vetëm që nuk është i saktë, por gjithashtu krijon një tjetër drejtim të procesit të hipotipozës duke të bërë të mendosh për një lagje me burra trima, njerëz të pasur të cilët nuk respektonin aspak të varfërit. Një përkthim më i saktë do të qe:

Gjithnjë, kur vinte në këto anë, zmbrapsej dhe i vinte një neveri krejt instiktive prej një qenieje të dobët. Por shpirti i saj prej gruaje të ndershme dhe të sëmurë e dinte që duhet ta kalonte këtë shtypje dhe të vazhdonte përpara me krenarinë e saj duke u ngushëlluar me faktin se pavarësisht prej lodhjes dhe kërrusjes prej mjerimit, qëndronte shumë më lart se zonjat e rrugës.

Pra, ideja qëndron në krijimin e imazhit të një lagjeje prostitutash, femrash qejfi, festash të shthurura.

Shembull 5

A las ocho, después de servir a todos sus clientes, Pepeta se vio cerca del barrio de Pescadores.

Më tetë duhej ta merrnin qumështin të gjithë myshterinjtë. Piperica ndodhej afër mëhallës së Peshkatarëve.

Prej fillimit struktura e fjalisë është ndërtuar gabim. «Në tetë, pasi u kishte shërbyer të gjithëve, Pepeta ndodhej pranë lagjes së Peshkatarëve.» Veprimi vazhdon, nuk ndërpritet, kohët e foljeve ndjekin rrjedhën e tyre, nuk ndryshojnë, nuk aludohet, por faktohet.

Ndryshime të qëllimshme

Për këtë lloj të përkthimit është e dobishme  të dallohen dy alternativat që janë paraqitur për përkthyesin:

Aderimi në një literalizëm që duket i tepruar.

Zgjedhja e fjalëve, shprehjeve apo ndërtimeve larg tekstit burimor

Të dyja vendimet mund të kenë marrë me qëllim ruajtjen e një mjedisi të çuditshëm të ruajtjes së një mjedisi të çuditshëm; duhet ta konsiderojmë këtë mundësi para kritikimit të formave të shprehjes që i largohen shumë ligjërimit që presim.

Literalizmi i tepruar

Shembull 6

Levanto su cabeza Pepeta; fijo por primera vez sus ojos en la mujerzuela, y también pareció dudar.

Piperica ngriti kryet; për të parën herë e pa mirë vajzën dhe dukej sikur dyshonte dhe ajo.

Përkthimi nuk është plotësisht i saktë, është thënë në mënyrë më të moderuar. Kjo për shkaqe etike të viteve të atëhershme apo estetiko-letrare.

Zgjdhja ime do të ishte: «Pepeta ngriti kokën: për herë të parë u ndesh me ata sy prej zuske dhe në çast shfaqi të njëjtin dyshim.», dhe për mua është forma më e plotë letrare e cila plotëson çdo kriter.

Shembull 7

Pepeta olvido su actitud fría y reservada para unirse a la indignación de la muchacha. Verdad, toda verdad; aquel tío avaro tenía la culpa. La huerta entera lo sabía. ¡Válgame Dios, y como se pierde una casa!

Piperica harroi ftohtësinë dhe dinjitetin e saj dhe u bashkua me zemërimin e vajzës. – Vërtet, të tëra të vërteta: ai maskarai dorështrënguar e kishte fajin. E dinte tërë fshati. Zoti na ruajtë, qysh prishet një shtëpi! Dhe sa i mirë qe i ndyeri xha Kësulë!

Duket sikur i jep më tepër emocion Noli, kërkon që të provokojë lexuesin duke e bërë të krijojë një mendim më tepër negativ sesa duhet. E arrin duke shtuar fjalën “maskarai” që në origjinal nuk gjendet, apo me faktin e prishjes së shtëpisë.

Përkthimi im ndërkohë është: “Pepeta e harroi ftohtësinë dhe dinjitetin e saj dhe iu bashkua zemërimit të vajzës. Të vërteta, të gjitha të vërteta; ai xhaxha dorështrënguari e kishte fajin, e dinte i gjithë fshati. Eh Zot i madh, sa shpejt mund ta humbasësh shtëpinë. Sa i mirë ishte i shkreti xha Barreti.

Keqinterpretimet/ndryshimet e qëllimshme me devijim semantik

Shembull 8

-Barret! Hijo mio! – dijo con voz entrecortada – Todo ha sido una broma: no hagas caso. Lo de ayer fue para hacerte un poquito de miedo… nada mas. Vas a segiur en las tierras… Pasate mañana por casa… hablaremos. Me pagaras como mejor te parezca.

-Mor xha-Kësulë! Mor djali im! Ç’është kjo me ty? Hiqe atë armë… mos luaj me atë djall. Ti je një njeri i ndershëm… mejto pak bijat e tua… Ja ku të përsërit që ishte një shaka… Eja nesër të të jap kyçin… Oh!…

“Hijo mio” në shqip shkon për mrekulli “Biri im”. “Mor djali im” nuk ka të njëjtin kuptim kur vjen në shqip, dhe për këtë është një përkthim i pasaktë. Një alternativë e vlefshme prej meje është ajo që u përmend më sipër, “Biri im”, pa thirror. Gjithashtu çasti kur thuhet “Ja ku të përsërit që ishte një shaka…” është plotësisht jokorrekt për faktin se shakaja është hera e parë dhe e fundit që përsëritet në krejt ligjërimin e personazhit. “Eja nesër të të jap kyçin…” është një shprehje klishe e kulturës shqipe në letërsi. Më e saktë do ishte “Kalo nesër nga shtëpia…”. i njëjti shembull vlen edhe në rastin e e ndryshimeve të qëllimshme në dialog.

Dhe për të gjithë shprehjen unë propozoj këtë përkthim:

-Barret! Biri im! – thoshte me zë të dridhur. -E gjitha ishte një shaka: mos e bëj kaq të madhe. E djeshmja ishte sa për të të trembur pak… asgjë më shumë. Ti i ke ende tokat… Kalo nesër nga shtëpia… të flasim. Më paguaj si të të duket më mirë.

Shembull 9

Tenía sus parroquianos la pobre mujer esparcidos en toda la ciudad. Era su marcha una enrevesada peregrinación por las calles, deteniéndose ante las puertas cerradas; un aldabonazo aquí, tres y repique más allá, y siempre, a continuación, el grito estridente y agudo, que parecía imposible pudiese surgir de su pobre y raso pecho: <La lleeet!> Jarro en mano bajaba la criada desgreñada, en chancleta, con los ojos hinchados, a recibir la leche, o la vieja portera, todavía con la mantilla que se había puesto para ir a la misa del alba.

A las ocho, después de servir a todos sus clientes, Pepeta se vio cerca del barrio de Pescadores.

Como también encontraba en él despacho, la pobre huertana se metió valerosamente en los sucios callejones, que parecían muertos a aquella hora. Siempre, al entrar, sentía cierto desasosiego, una repugnancia instintiva de estómago delicado. Pero su espíritu de mujer honrada y enferma sabia sobreponerse a esta impresión, y continuaba adelante con cierta altivez vanidosa, con un orgullo de hembra casta, consolándose al ver que ella, débil y agobiada por la miseria, aún era superior a otras.

De las cerradas y silenciosas casas salía el halito de la crápula barata, ruidosa y sin disfraz: un olor de carne adobada y putrefacta, de vino y de sudor. Por las rendijas de las puertas parecía escapar la respiración entrecortada y brutal del sueño aplastante después de una noche de caricias de fiera y caprichos amorosos de borracho.

Udhëtimi i saj qe një endje e koklavitur nëpër rrugët, duke qëndruar përpara dyerve të mbyllura; duke trokitur një herë këtu, tri herë atje dhe gjithnjë bërtiste pa pushuar, me një zë të lartë e të mprehtë, që s’ta merrte kurrë mendja që mund të dilte nga kraharori i saj i thatë si dërrasë: “Qumësht!” Dhe me enën në dorë zbriste shërbëtorja e pakrehur, me pantofla dhe me sy të fryrë për të marrë qumështin, ose portierja që kishte vënë shallin për të vajtur në kishë.

Më tetë duhej ta merrnin qumështin të gjithë myshterinjtë. Piperica ndodhej afër mëhallës së Peshkatarëve.

Kishte dhe atje myshterinj dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht në sokakët e ndyrë, që dukeshin si të vdekur atë orë. Gjithnjë, kur hynte në ata sokakë, e zinte një soj frike dhe i vinte ndot; me gjithë këtë, shkonte përpara si grua e ndershme e kryelartë dhe ngushëllohej, duke parë që ishte më e mirë se ca të tjera, ndonëse e dobët dhe e kërrusur nga varfëria.

Teksti burimor ofron një diskurs më tepër informues me anë të përshkrimit të detajuar, më tepër formal dhe deri diku i prerë si me thikë me artistiken. Shfaq siguri, sikur gjithçka të jetë e vërtetë dhe jo e trilluar. Ndërkohë që Noli sjell krejt të kundërtën, duke e bërë të duket si një përrallë, si një trillim apo histori treguar kasten për të të gënyer apo për të të larguar prej diku. Menjëherë lexuesi mundet të bëjë diferencën, që prej diskursit e deri tek intonacioni.

Duket sikur personazhi i cili ndjek udhëtimin vesh tiparet e një Hirusheje apo Kësulëkuqeje. Përdorimi i epiteteve ‘e shkretë’, ‘e dobët’, ‘e varfër’, ‘e kërrusur’ plotëson imazhin e një personazhi përrallash duke bërë të mundur zhdukjen e Pepetës nga realiteti dhe duke e bërë atë deri diku të trilluar, apo magjike. Pra jo gjithçka është aq e bukur sa duket, realiteti është aty, prostitucioni ekziston, nuk është më temë tabu për askënd, ndaj dhe vepra të tilla nuk kanë më pse referohen në përkthimet e kahershme të këtu e njëqind vjet më parë.

Si një zgjidhje të mundshme propozoj: « Gruaja e mjerë kishte klientelë nëpër të gjithë qytetin. Udhëtimi i saj qe një endje e koklavitur nëpër rrugë, duke qëndruar herë pas here përpara dyerve të mbyllura; një trokitje këtu, tre apo më shumë atje, dhe gjithmonë, në vazhdim, e bërtitura e saj e mprehtë, që dukej e pamundur të dilte prej gjoksit të saj thatim: “Quuumëëësht!” Dhe me enën në dorë zbriste shërbëtorja e pakrehur, me pantofla dhe me sy të fryrë për të marrë qumështin, ose portieri i vjetër që me një shall në qafë qe bërë gati për të shkuar në meshën e mëngjesit.

Në tetë, pasi u kishte shërbyer të gjithëve, Pepeta ndodhej pranë lagjes së Peshkatarëve.

Kishte edhe atje klientë dhe punëtorja e shkretë hyri trimërisht nëpër rrugicat e ngushta, që dukeshin si të vdekura në atë orë. Gjithnjë, kur vinte në këto anë, zmbrapsej dhe i vinte një neveri krejt instiktive prej një qenieje të dobët. Por shpirti i saj prej gruaje të ndershme dhe të sëmurë e dinte që duhet ta kalonte këtë shtypje dhe të vazhdonte përpara me krenarinë e saj duke u ngushëlluar me faktin se pavarësisht prej lodhjes dhe kërrusjes prej mjerimit, qëndronte shumë më lart se zonjat e rrugës.

Prej shtëpive të mbyllura dhe të qeta dilte fryma e shthurur e lirisë, me zë të lartë dhe e pamaskuar:  një aromë e rëndë mishi të marinuar dhe të kalbur, vere dhe djerse. Prej të çarave të portës dukeshin arratisjet e frymëmarrjeve të shpeshta dhe të vrazhda të ëndrrave dërrmuese të një nate plot përkëdhelje të egra dhe kapriçove të dehura të dashurisë.»

Ndryshime të qëllimshme

Shembull 10

De las cerradas y silenciosas casas salía el halito de la crápula barata, ruidosa y sin disfraz: un olor de carne adobada y putrefacta, de vino y de sudor. Por las rendijas de las puertas parecía escapar la respiración entrecortada y brutal del sueño aplastante después de una noche de caricias de fiera y caprichos amorosos de borracho.

Paragrafi i mësipërm nuk është përkthyer prej Nolit, nuk është sjellë fare në botimin në shqip. Kjo ndoshta për shkak të etikës profesionale. Mua më bën të mendoj që në një mënyrë a në një tjetër është një literalizim i tepruar prej Nolit duke ndërhyrë në tekst, duke ndryshuar idenë e autorit dhe duke shtrembëruar të vërtetën mbi veprën.

Përkthimi ndërkohë është: «Prej shtëpive të mbyllura dhe të qeta dilte fryma e shthurur e lirisë, me zë të lartë dhe e pamaskuar:  një aromë e rëndë mishi të marinuar dhe të kalbur, vere dhe djerse. Prej të çarave të portës dukeshin arratisjet e frymëmarrjeve të shpeshta dhe të vrazhda të ëndrrave dërrmuese të një nate plot përkëdhelje të egra dhe kapriçove të dehura të dashurisë.»

Ndryshimet e qëllimshme në dialog

Një tjetër lloj i diskursit që kërkon shumë përshtatje të qëllimshme është dialogu. që të rrjedhë normalisht ndërkëmbimi mes personazheve, duhet të përdoren fjalë që tingëllojnë natyrsëm në shqip, pa rënë në tipizime shqipe.

Në shembujt e mëposhtëm, shprehjet e diskursit  janë përdorur me kuptimin e tyre të mirëfilltë, por edhe për të përmbushur funksione të caktuara pragmatike. Përsëri unë do të përqëndrohem në shprehje shumë të thjeshta. analiza ime tregon se si përkthyesi ka aderuar transferimin shumë të drejtpërdrejtë të këtyre shprehjeve të zakonshme.

Shembull 11

-Barret! Hijo mio! – dijo con voz entrecortada – Todo ha sido una broma: no hagas caso. Lo de ayer fue para hacerte un poquito de miedo… nada mas. Vas a segiur en las tierras… Pasate mañana por casa… hablaremos. Me pagaras como mejor te parezca.

-Mor xha-Kësulë! Mor djali im! Ç’është kjo me ty? Hiqe atë armë… mos luaj me atë djall. Ti je një njeri i ndershëm… mejto pak bijat e tua… Ja ku të përsërit që ishte një shaka… Eja nesër të të jap kyçin… Oh!…

“Hijo mio” në shqip shkon për mrekulli “Biri im”. “Mor djali im” nuk ka të njëjtin kuptim kur vjen në shqip, dhe për këtë është një përkthim i pasaktë. Një alternativë e vlefshme prej meje është ajo që u përmend më sipër, “Biri im”, pa thirror. Gjithashtu çasti kur thuhet “Ja ku të përsërit që ishte një shaka…” është plotësisht jokorrekt për faktin se shakaja është hera e parë dhe e fundit që përsëritet në krejt ligjërimin e personazhit. “Eja nesër të të jap kyçin…” është një shprehje klishe e kulturës shqipe në letërsi. Më e saktë do ishte “Kalo nesër nga shtëpia…”.

Dhe për të gjithë shprehjen unë propozoj këtë përkthim:

Barret! Biri im! – thoshte me zë të dridhur. -E gjitha ishte një shaka: mos e bëj kaq të madhe. E djeshmja ishte sa për të të trembur pak… asgjë më shumë. Ti i ke ende tokat… Kalo nesër nga shtëpia… të flasim. Më paguaj si të të duket më mirë.

Përkthyesi nuk i shpëton dot literalizmit të saj dhe për këtë arsye nuk mund të riprodhojë tonin e veçantë të dialogurt themelor. Nuk ka korrelacion mes shprehjeve.

Toni i TL nuk është më ironik, ose paraqet formën e veçantë të këtij lloj dialogu. Në këtë rast mund të themi se respektimi i një përkthimi të fjalëpërfjalshëm na çon larg nga toni origjinal dhe qëllimit të autorit. Na çon larg duke na dhënë një ide të argumentuar dhe të menduarit e këtij lloji të karaktereve në spasnjisht, TL paraqet një dialog shqip duke sjellë ndoshta edhe disa karaktere të cilët nuk ekzistojnë.

Referencat kulturore

Për sa i përket referencave sociokulturore që kërkojnë trajtim të veçantë, romani ofron shumë probleme: emrat e duhur dhe emrat gjeografikë të përmendur nuk ruhen në spanjisht. Duket e çuditshme që një përkthyes nuk i jep rëndësi  faktit se në Spanjë sistemi i pagimit të taksës për të kaluar në qytet i përdorur në jetën e përditshme është i panjohur, kjo do të krijojë konfuzion në çdo lexues të kulturës së sotme, por edhe të shekullit të kaluar.

Përkthyesi gjithashtu merr një familjaritet të madh nga ana e lexuesit me anë të njohurive të pakta socio-kulturore të pasqyruara përmes emrave. pra, lexuesi duhet të dijë prestigjin që kanë rrethe të caktuara të Valencias dhe pjesë të vendit, për të gjykuar pozicionin social të individëve. asnjë shpjegim për ato emra nuk përfshihet “Valenti” “Qir Joaqimi”, “taverna e Kopit”, etj. dhe ndjell kureshtje apo mosinformim.

Përkthimi nga fjalori fetar, i cili luan një rol të rëndësishëm në roman, shpesh është i pasaktë. Ngjashmëria mes  kishës katolike dhe kishës ortodokse, të cilat lidhen në komunitetin e librit, sigurisht ngatërron lexuesin shqiptar, nëse atij nuk i është dhënë një shpjegim shtesë.

Kroi i Shën Mërisë i përket traditës ortodokse. Madje edhe emra si Andoni, Qir Joaqimi, apo edhe të tjerë topose të cilët përkthyesi i përvetëson në një mënyrë të tillë sa duket sikur nuk i përkasin jo vetëm kulturës spanjolle nga aspekti politik, por edhe fese katolike, duke i shndërruar në elementë me tipare ortodokse në aspektin fetar…

Dhe për ta mbyllur… Humbjet në tekst janë të pashmngshme gjatë një procesi përkthimor, por është detyra e një përkthyesi që të jetë sa më pranë origjinalit, që të përcjellë në mënyrë sa më të përpiktë të gjithë elementët gjuhësorë, kulturorë dhe tradicionalë të një vendi tjetër. Një tjetër mangësi në atë kohë ka qenë mungesa e burimeve, ndaj Noli nuk ka mundur të sjellë në mënyrë plotësisht të saktë veprën, gjithashtu mund të ketë pasur prej tij dhe një lloj menefregizmi apo paragjykimi për lexuesin në shqip, duke imponuar atë të njohë pjesët “e errëta” të romanit. Gabimi ende vazhdon në ditët e sotme, ku prej 1990 kemi të bëjmë me tre ribotime të tjera, me një redaktor përkatës, dhe askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një rishikim të përkthimit apo shqiptimit.

Jam i mendimit që të gjitha veprat e përkthyera 5 dekada deri në 1 shekull më parë duhet t’i nënshtrohen me patjetër procesit të rishikimit përkthimor, pasi është cënuar haptazi e drejta e autorit, qoftë dhe pa qëllimin e keq të deformimit të veprës letrare. Mangësia e tyre sjell një zinxhir të gjatë pasojash në formimin kulturor.

Pengesa kryesore që mund të gjendet në çdo studim krahasues të përkthimit letrar, sado e shkurtër të jetë, është ndërhyrja në tekstin burimor. Ndërhyrja dhe riprodhimet e fjalëpërfjalshme në tekstin burimor i sjellin dëm qartësisë dhe formës letrare në të dhe për këtë arsye duhet të përdoren vetëm në rastet e krijimit të një efekti stilistik të veçantë

Stili i zgjedhur nga autori ka ushtruar një influencë të rëndësishme në prezantimin e ideve dhe imazheve, në shumë raste, gjithashtu dhe në zhvillimin e temës.

Ky stil nuk është ruajtur në përkthim dhe për këtë arsye është sfumuar distanca që autori donte të vendoste mes lexuesit dhe personazheve të novelës. Kjo nuk është më një novelë e Blasko Ibanjez, por një riprodhim i ngjarjes në shqip që humb shumë nga finesa e vet dhe përshkrimi.

Është e qartë se përkthimi letrar kërkon një kuptim të plotë të të gjitha aspekteve të TP, veçanërisht në qoftë se përkthyesi duhet të vendosë kuptime të tërthorta, konotacionë, humor, figura stilistike, fraza ironike dhe referenca kulturore dhe sociale dhe të vlerësojë impaktin, pra, efektin e kërkuar nga autori në lexuesit e tekstit origjinal, që me shumë gjasa kanë tradita të ndryshme, edukim dhe kontakte po të ndryshme nga lexuesit e përkthimit.

Shumica e gabimeve të përshkruara në seksionet e ndryshme, ashtu si dhe shumica e gabimeve dhe transferimeve direkte të TP, mund të ishin shmangur me një rishikim të thellë. Mungesa e kohës për një rishikim tërësor është, sipas mendimit tim dhe në interpretimin tim personal të këtij teksti, problemi kryesor i Fan Nolit gjatë përkthimit (shqipërimit), dhe kjo e ka penguar atë të korrigjojë gabime të ndryshme. Siç thashë në fillim të këtij studimi, ky përkthim niset nga parimi i formuluar nga Paul Valery se “Përkthimi është duke prodhuar efekte të ngjashme me mjete të ndryshme.”

[1] Munday, J. (2001). Introducing translation studies. Theories and application. Routledge. London and New York,f 19.

[2] Po aty, f 20.

[3] Po aty, f 26.

[4] San Girolamo, Epistola a Pammachio: 70-71

[5] Më poshtë po japim një përkthim personal. Pjesët me bold janë pjesët që mungojnë në përkthimin e Nolit.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.