Njoftim | Salvador Elizondo

Published on

in

, ,

Ishulli i mrekullueshëm u shfaq në horizont si një krater mbushur përplot me zambakë dhe trëndafila. Rreth mesditës nisa të dëgjoj notat shqetësuese të asaj kënge magjike.
E kisha shpërfillur këshillën e mençur të perëndeshës dhe doja me gjithë shpirt të zbrisja atje. Nuk i zura me tapë labirintet e veshëve të mi dhe as i lashë shokët e palodhur të më lidhin në direk.
U ktheva kah ishulli dhe menjëherë arrita të dalloj zërat e tyre kristal. Nuk thoshin asgjë, vetëm këndonin. Trupat e tyre plot shkëlqim na dukeshin si pre e mrekullueshme.
Atëherë vendosa të hidhem në det dhe të notoj deri në breg.
Dhe unë, o perëndi, që kam zbritur në Had dhe që kam kaluar dy herë kopshtin e përtej jetës, u gjenda përballë kësaj aventure plot rreziqe.
Kur u zgjova në krahët e atyre qenieve – që dëshira kishte dashur të shfaqeshin kaq shumë herë në këtë anë të qepallave gjatë orëve të gjata të rrethimit – më pushtoi tmerri. Lëshova një ulërimë të mprehtë si shtizë.
O perëndi, unë që do të mbytesha në një kopsht kënaqësish, lirinë dhe atdheun e shkëmbeva me prestigjin e ishullit famëkeq dhe legjendar.
Vini re, marinarë; kënga e sirenave është e mërzitshme dhe monotone, bisedat e tyre të cekëta dhe të pandërprera; trupat mbuluar plot luspa, të mbushura me alga deti dhe leshterikë! Mishi i tyre qelb era peshk.

Përktheu Antonio Çikollari

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.