Orhan Pamuk mbi ‘Unë jam e kuqja’

Published on

in

, , , ,

Personi i parë që e lexoi me vëmendje romanin Unë jam e kuqja ishte Filiz Çagman, drejtoresha e Pallatit Topkapë. Kur nisa të shkruaja librin, zonja Filiz ishte drejtoreshë e bibliotekës së Pallatit. Para se të filloja librin, bisedova gjerë e gjatë me të. Zonja Filiz më mësoi se, siç rezulton nga pikturat e papërfunduara që kanë arritur deri në ditët tona, fakti se miniaturistët e nisnin vizatimin e kalit nga maja e thundrës do të thotë se ata e njihnin përmendsh të gjithë profilin e kalit . Para se të botohej Unë jam e kuqja, një të diel u takuam me zonjën Filiz Çagman në Topkapë dhe rishikuam të gjithë librin faqe më faqe. Punuam deri në orët e vona. Kishte rënë mbrëmja, muzeu ishte mbyllur… Dolëm në oborrin Enderun. I shkretë dhe i errët, të shkonin të dridhura. Gjethet e vjeshtës, era, i ftohti… Hijet e errëta reflektoheshin dhe godisnin muret e Thesarit të përshkruar në roman . Qëndruam gjatë pa lëvizur, vështronim në heshtje… Në disa faqe të librit në duar, disa dorëshkrime ende të pa botuara. Ka disa gjëra , për të cilat themi “ia vlen vetëm për to”. Vetëm për atë të diel pasdite, në gjysmerrësirë në Pallat dhe me erën që frynte , ia vlejti të shkruaja Unë jam e kuqja.

Përktheu Stefan Vuçani

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.