Ngashënjimi i papërballueshëm i plagjiatit | Joan Benesiu (Do të jemi Atlantida)

Published on

in

, ,

Kur i tha e ëma, kur ishte shumë e vogël, që të shikonte mirë se çfarë bënin fëmijët e tjerë që të mos dallohej mes tyre, e mori shumë seriozisht. Në kopshtin e fëmijëve, vështronte përshqitazi vizatimet e shokëve dhe të shoqeve të klasës. Ca vija të gjelbra e bojëkafe që përpiqej t’i kopjonte në fletën e saj për të mos u dalluar dhe për të mos vizatuar përbindëshin që kishte në mendje. Më pas, a-të dhe kukullat prej plasteline i dilnin njëlloj siç i bënte Nuria. Gjatë shkollës fillore, Maria ishte fëmija nga e cila u frymëzua për të gjitha shkronjat. Po gjithsesi, u specializua në mjeshtërinë e plagjiatit dhe e përsosi teknikën. Kur shkoi në shkollën e mesme, ishte bërë eksperte për të kopjuar në provime dhe në jetë. Të dashurën e parë ia rrëmbeu Noemit, gocës më gazmore të klasës, ngaqë mundi t’i imitonte zërin, krehjen dhe nuancën e lehtë prej moskokëçarjeje të shtirur. Në maturë, nuk pati forca dhe në nja dy raste iu desh te mbështetej te vetvetja, po në universitet iu kthye fuqia, sepse aty gjithçka është më e kollajshme, siç dihet. Mëdyshej, a të bënte plagjiat në pikturë, në letërsi apo në arkitekturë. Fitonte çmime herë pas here dhe pa u zbuluar asnjëherë. Gazetat e krahasonin me Leonardon. Ajo, duke qenë modeste nga natyra dhe duke mos dashur të shquhej, i shpërfillte dhe e ndërronte fushën, veçse pa ndërruar disiplinë. Duke bërë plagjiat nga idetë e të gjithëve, jetoi njëfarë kohe si filozofe, porse u mërzit dhe e la. Një ditë, e mahnitur nga shëmbëllimet e praruara të një shkëndije në pasqyrën e paradhomës së shtëpisë, iu afrua ngadalë dhe ndeshi, sigurisht, shëmbëlltyrën e vet. U befasua ngaqë shëmbëlltyra ishte njëlloj si ajo: krahu ngrihet lart, krahu ngrihet lart; ngrihet këmba, ngrihet këmba; mbyllet syri, mbyllet syri. Saktësisht të njëjtat lëvizje. Edhe sot e kësaj dite, aty është, duke u përpjekur ta zgjidhë nyjen.

Përktheu Bashkim Shehu

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.