Banja shvabe | Herta Müller

Published on

in

, , ,

Është e shtunë mbrëma. Stufa e banjës ka një bark të përflakur. Dritarja e ajrimit është e puthitur fort. Javën e shkuar Arni i vogël dyvjeçar u sëmur me rrufë nga ajri i ftohtë që hynte brenda. Mamaja fërkon shpinën e Arnit të vogël me një palë të mbathura të dala boje. I vogli pllaquritet. Mamaja ngre vogëlushin nga vaska. Fëmija i shkretë, thotë gjyshi. Fëmijët nuk duhen larë kaq të vegjël, thotë gjyshja. Mamaja rrëshqet në vaskë. Uji është ende i nxehtë. Sapuni shkumon. Mamaja fërkon pisllëkun nga qafa. Yndyra noton në sipërfaqen e ujit. Vaska mbështillet me një bordurë të verdhë. Mamaja del nga vaska. Uji ende është i nxehtë, i thotë ajo babait. Në vaskë hidhet babai. Uji është i ngrohtë. Sapuni shkumon. Babai fërkon pisllëkun nga gjoksi. Lëtyrat e babait notojnë në sipërfaqen e ujit bashkë me ato të mamasë. Bordura e vaskës bëhet kafe. Babai del nga vaska. Uji ende është i ngrohtë, i thërret ai gjyshes. Gjyshja hidhet në vaskë. Uji është i vakët. Sapuni shkumon. Gjyshja fërkon pisllëkun nga supet. Letyrat e gjyshes notojnë bashkë me ato të babait dhe të mamasë në sipërfaqen e ujit. Bordura e vaskës bëhet e zezë. Gjyshja del nga vaska. Uji është ende i ngrohtë, i thërret ajo gjyshit. Gjyshi hidhet në vaskë. Uji është akull i ftohtë. Sapuni shkumon. Gjyshi fërkon pisllëkun nga bërrylat. Lëtyrat e gjyshit, së bashku me ato të nënës, të babait dhe të gjyshes notojnë mbi sipërfaqen e ujit. Gjyshja hap derën e banjës dhe hedh vështrimin mbi vaskë. Nuk e dallon dot fare gjyshin. Uji këllirë i vaskës llokoçitet mbi bordurën e saj. Gjyshi duhet të jetë brenda në vaskë, mendon ajo. Gjyshja mbyll derën e banjës dhe largohet. Gjyshi ngrihet nga vaska dhe lë ujin e saj të kullojë. Lëtyrat e nënës, babait, gjyshes dhe gjyshit vërtiten rreth tubit të shkarkimit. E sapolarë, familja shvabe ulet përpara ekranit. E freskët, familja shvabe pret të shohë filmin e së shtunës mbrëma…

Përktheu Anna Kove

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.