Kulla | Eliseo Diego

Gjuetari, shtrirë mbi tokën plot gurë të luginës, ëndërron. Ëndërron një luan të madh. I inatosur, vëren se në ëndërr bisha e tij nuk ka formë. Në përpjekje për të mbledhur veten, sytë thuajse i dolën vendit, qimet iu ngritën përpjetë, u zverdh në fytyrë. Me tu zgjuar i tmerruar, ndjen një peshë të rëndë mbi kafkë. Luani i ngul dhëmbët në fyt dhe nis ta gllabërojë.
Luani, shtrirë mes eshtrave të viktimës së tij, ëndërron. Ëndërron një gjuetar që i afrohet. Zemërimi e bën të ruajë pa lëvizur, të presë sa ta shohë plotësisht përpara se t’i turret për ta ngrënë. Kur më në fund shqyen damarët e tendosur në duart që duken, zgjohet dhe tashmë është shumë vonë. Mes atyre duarve ndodhet një shtizë që e shpon tej e tej mes grykës. Gjuetari e rrjep, i hedh tutje eshtrat, shtrihet mbi lëkurë dhe nis e ëndërron një luan të madh.
Kockat nisin të mbulojnë të gjithë luginën, duke ngritur kështu një kullë që nuk resht së lartuari.

Përktheu Antonio Çikollari

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑