Mbi Pyesni Pluhurin, John Fante

Nuk është sekret që shumë prej nesh kanë mbërritur tek Fante nëpërmjet Bukovskit. Fante – gjithmonë sipas mendimit tim personal – është shkrimtari më i jashtëzakonshëm që është lënë jashtë kësaj epoke letrare, si prej shtëpive botuese, si prej kritikëve, si prej kujtdo, dhe është vështirë të kompesohet, të paktën për një kohë të gjatë.

Për më tepër, rasti Fante është tipik rasti i autorit që duke përdorur ironinë supreme, del prej kohës dhe vështirë të bëhet pjesë e saj, sepse lexuesi nuk e pranon dikë që ecën kundër rrymës, ndaj si me thënë i vendos një vizë mohimi. Pra ai është një shkrimtar që ua përplas të vërtetën e hidhur në fytyrë, dhe pavarësisht se ata e shpërfillin, nuk do të thotë që hedhin poshtë realitetin, atë realitet që fati i atyre të mjerëve shfaqet çdo ditë në flokët e thinjura apo në shtëllungat e duhanit që pinë pas cepave të pallateve me idenë se askush po i sheh. Këto sjelljë tregojnë se Fante ka të drejtë, që ato tregime nuk janë dhe aq bosh.

Por kush ishte Xhon Fante? Ai ishte i biri i dy emigrantëve italianë, por kishte lindur në Amerikë. Prej një jete qëndroi i përulur, pavarësisht se punonte si skenarist në Hollivud ndërkohë që merrej dhe me letërsi. “Pyesni pluhurin” është i dyti i triologjisë së tij me në qendër personazhin Arturo Bandini, një personazh që vuante prej ëndrrave në rrethinat e varfëra të Los Anxhel.

“Pyesni Pluhurin” ka të paktën tre dimensione të mëdha. Së pari, i cili ka të bëjë me jetën intelektuale të protagonistit, që do të thotë puna e tij si shkrimtar dhe ambicioz; së dyti, problemet në lidhje me pamundësinë e dashurisë që vjen nga dora e një përvojë të vështirë me Camila Lopez; së treti, aspekti shpirtëror që përfshin dimensione të veçanta të marrëdhënies së Bandinit me katolicizmin dhe nocionet e mëkatit dhe të shpengimit që dalin prej aty.

Arturo Bandini, shkrimtar

Bandini ka ardhur në Los Angeles i vendosur për të arritur famë letrare. Është vendosur në dhomën 678 të Alta Loma, një hotel varfanjakësh në Bunker Hill, autori ynë është i lumtur prej arritjes së botimit të parë, “Qeni u zgërdhi” në revistën J.C. Hekmuth i cili është mentori dhe zbuluesi i tij, dhe i ka lindur nevoja ta mbajtë atë me shkrime, pavarësisht urisë, sikletit dhe mungesës së ideve.

Në rrjedhën e kërkimeve të tij dhe vendosmërisë që të mos humbasë marrëdhëniet me redaktorin, vazhdimisht shkruan letra admirimi, letra me pyetje, apo duke i kërkuar këshilla dhe kështu krijon një zinxhir të vazhdueshëm të një korrelacioni të pandërprerë, pavarësisht përgjigjeve të thjeshta dhe konkrete të Hackmuth. Një nga këto letra, më e gjata, do të bëhet tregimi i dytë i Bandinit, “Kodrinat e humbura”, për të cilën ai merr vetëm $ 150 që menjëherë zhduken nga alkooli, prostituta, veshje dhe disa xhingërima.

Megjithatë, triumfi i vërtetë i Bandini do të jetë botimi i romanit të tij të parë. Një histori që është shkruar pas eksperiencës së tij me Vera Rivken një grua e prekur emocionalisht, por autori që gjen forcën e një ideje origjinale. Kështu, mundësinë e karrierës së merituar Bandini e shihte gjithmonë në intervistat e ardhshme, në shqyrtimin e librave dhe biografisë së tij të hapur:

Intervistuesi: Zoti Bandini, çka ju shtyu të shkruani këtë libër që ju dha Nobelin?

Bandini: Libri bazohet mbi një fakt që më ka ndodhur një natë, në Los Anxhels. Çdo fjalë i përgjigjet së vërtetës. Këtë libër e kam jetuar plotësisht, në çdo faqe. (Fq. 35)

Pozicioni i Bandinit lidhur me shkrimin është i përcaktuar shumë mirë. Së pari vetëm do të shkruajë diçka që është tronditëse për botën, diçka që mund të quhet pa ekzagjerim: “e pathënë nga Joyce”. Pra Bandini tallet me shkrimet e Samit, mikut të Kamilës; megjithëse kemi dhe skenën e paharrueshme në faqen 76, me një fëmijë të frikësuar nga njëra anë dhe autorin nga njëra anë në tjetrën, duke menduar për dedikimin. Dhe në një dimension paralel, paratë e marra nga botimet padyshim zënë një paragraf të tërë; që është i një rëndësie të vogël dhënë nga Bandini mbi paratë e fituara prej tregimeve të tij: $ 10, 100 $ ose asgjë. Ajo që gjithmonë na intereson ka të bëjë me ankuesin që është në gjendje të demonstrojë se ai ka diçka të rëndësishme për të thënë.

Duhet përmendur me patjetër fakti që ndërmjet Bandinit dhe Fante nuk ka distanca. Me shumë të drejtë ai ka krijuar një model të ekzagjëruar rastësish që e bëjnë të duket si një alterego e krijesës së romanit. Fante duhet të shesë krijimtarinë e tij në sallat e teatrove për të fituar bukën e gojës; Bandini detyrohet t’i shkruajë një letër mamasë së tij që t’i dërgojë para për tu ushqyer; Fante dërgon pafund shkrime për botim tek “The American Mercury”; Bandini kryqëzon gishtat kur postieri i afrohet pranë tij me një letër në dorë.

Arturo Bandini, dashnor

Kjo pjesë emocionale e personalitetit dhe jetës së Bandinit është shumë më komplekse se sa intelektuale. Autori njeh tek “Kolumbia Buffet”, një kafene e rëndomtë ku e shpunë këmbët krejt rastësisht, Kamila Lopezin, një meksikane që e goditi menjëherë vizitorin me forcën e karakterit të saj. Shikimet, fjalët, fyerjet, rrahjet, marrdhënia e tyre është shenjuar në vazhdimësinë ndërmjet indiferencës totale dhe vetëmohimit, ndërmjet një dashurie të thellë dhe dëshirës më absurde të vdekjes.

Kamila është e dashuruar me Samin, kolegun e saj të punës, por Bandini e kupton këtë pas shumë kohësh, kur i mbushet mendja se vërtet e dashuron meksikanen. Por Sami nuk i përgjigjet pëlqimit të saj, ndaj në këtë pikë të romanit, krijohet një hapësirë keqkuptimesh, frike dhe padurimi. Sepse janë, pikërisht këta elementë që e shoqërojnë Bandinin, prej vizitës së parë në kafene, më pas shëtitja në bregdet, hidhemi në momentet e depresionit të Kamilës, problemet e saj mendore në spitalin jugor, e deri kur…

Dhe, sigurisht, gjithashtu është ajo parathënie dhe kornizë që shoqëron marrëdhëniet mes Kamilës dhe Bandinit. Mungesa e eksperiencës që ka autori rreth çështjeve seksuale, bëjnë të mundur që ajo të mendojë një veprim të tillë si pirja e një cigareje. Mungesën e eksperiencës e vërteton gjithashtu fakti që ai vihet në kërkim të një prostitute, e paguan atë më shumë se pazari aktual, dhe në fund përfundon duke biseduar, duke gënjyer e duke shpenzuar përsëri para për shampanjë dhe pije të shtrenjta. Të njëjtën gjë e vërteton sjellja e tij në plazh, mbrëmja me Verën e dëshpëruar, dhe nuk e justifikon aspak fakti i pendimit në fund të çdo ndodhie. Por gjithmonë, përtej të gjithave, këtu më shumë se kudo, bindja se dashuria ekziston vërtetohet më së miri:

Tërë natën qamë dhe pimë dhe i pirë unë munda t’i shprehja të gjitha gjërat që më cimbisnin në zemër, të gjitha fjalët e ëmbla, dhe buzëqeshjet e mençura, sepse ti po qaje për dikë tjetër dhe s’dëgjoje asnjërën nga fjalët që të thosha, por unë i dëgjoja, dhe Arturo Bandini ishte fort i shprehur atë natë, sepse po i fliste dashurisë së tij të vërtetë, dhe nuk ishe ti, dhe nuk ishte as Vera Rinken, ishte thjesht dashuria e tij e vërtetë. (Fq. 173)

Arturo Bandini, spiritualist

Bandini është katolik. Nuk është besimtar i patundur, por të paktën shkon në meshën e të dielave, megjithëse arsyeja e vërtetë është për të parë meksikanet, është më mirë sesa të mos shkojë fare. Dhe pa pikën e shqetësimit, mundimi për të rregulluar gabimet e tij, apo për të marrë rrugën e drejtë në këtë drejtim janë një konstante negative gjatë gjithë rrëfimit. Prej kësaj arsyeje, afër gjysmës së rrëfimit, është autori ynë në Long Beach, pas kryerjes së një sakrilegji në shtëpinë e Vera Rivken dhe papritmas ndodh që toka fillon të dridhet, dhe pallatet çahen, shtretërit fillojnë bien nga dritaret, dhe Bandini beson se çdo gjë është faji i tij, dhe rreh gjoksin sepse sigurisht që është një barrë e vështirë për tu mbajtur.

Kemi Bandinin që beson dhe që mendon se është mëkat të vjedhësh një shishe qumësht pavarësisht se po vdes urie, Bandinin që bredh një qytet të tërë për të gjetur një kishë të vogël e të vetmuar, atë që i lutet Perëndisë të mos e braktisë në momentet më të vështira të jetës së tij dhe që i kërkon që mamaja e tij të mos vdesë kurrë. Dhe ja, përballë tij qëndron një tjetër Bandini që lufton fytyrën tjetër, kundër vetvetes që bredh rrugëve në kërkim të prostitutave, që pi marjuhanë dhe që është gjithmonë i pakënaqur. Kemi Bandinin që tashmë mendon se ju kthye dritës hyjnore:

Ky është deti dhe ky është Arturoja, dhe deti është real dhe Arturoja e beson real. Mandej i kthen shpinën detit, dhe çdo gjë kudo që të shoh ka veç tokë; eci dhe eci dhe prapë toka gjarpëron në horizont.  Një vit, pesë vjet, dhjetë vjet pa e shikuar detin. Pyeta veten, po ç’i ka ndodhur detit? Dhe u përgjigja, deti është atje mbrapa, në rezervuarin e kujtesës. Deti është një mit. Kurrë s’ka patur det. Por kishte det! Unë kam lindur në breg të detit, por të them! Jam larë në ujët e detit! (Fq. 130)

Një roman emocionues, me një gjuhë të drejtpërdrejtë, në të cilin lufta për të shkruar është e njëkohësisht lufta e protagonistëve për mbijetesë, lufta për t’ia mbathur prej mjerimit dhe skamjes. Paraardhësi i Bukovskit dhe mundësi i kësaj gjenerate, nëpërmjet “Pyesni Pluhurin” sjell fjalën e të gjithë atyre që kanë humbur kauzën e tyre për shkak të propagandës gjigande që u bëheshin “ngjarjeve të mëdha”.

Leave a comment

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑