Çfarë mbetet prej babait? | Massimo Recalcati

Published on

in

,

A është e drejtë t’i mësojmë fëmijët tanë të luten, kur vetë Zoti ka vdekur? E shtroj këtë problem fillimisht si baba e mandej si psikanalist. Por çfarë do të thotë të lutesh? Do të thotë të ushqesh tek fëmijët tanë iluzionin e një Zoti që nuk ekziston më, kohë pas kohe? Do të thotë, siç mendon një kulturë e caktuar e zhgënjyer, të ushqesh një ritual supersticioz? Ose, të mësosh të lutesh është një mënyrë për të ruajtur evokim e një Tjetri, që nuk mund të reduktohet në arrogancën e dijes sonë, është një mënyrë për të ruajtur jo gjithçkanë, për të edukuar pamjaftueshmërinë, për hapjen ndaj misterit, për takimin me të pamundurën e të shprehurit? Një kolegu im i dashur nuk më honeps dot teksa bëj këto hamendësime. Është i bindur që psikanaliza është një braktisje e pamëshirshme e të gjitha formave te lutjes. Zoti nuk përgjigjet, Babai hesht, qielli sipër nesh, siç përsërit Sartri, është i boshtë.
Edhe unë, ashtu si miku im, nuk di të lutem, edhe pse ime më ma ka mësuar me kujdes të plotë.

Lutja e drejtuar Zotit, i përket kohës së ekzistencës së Zotit. Edhe pse kam vendosur, së bashku me time shoqe, t’u mësoj fëmijëve të mi se është ende e mundur të lutesh, sepse lutja mbart vendin e Tjetrit, ashtu siç mbart atë të vetjes. Për t’u lutur – këtë u kam përsëritur fëmijëve të mi – është e nevojshme të gjunjëzohesh dhe të falënderosh. Përpara kujt? Atij Tjetrit? Nuk di të përgjigjem dhe nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetje.

Përktheu Anxhela Lepuri

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.