Pasi vdiqa | Alban Tufa

Published on

in

,

Meqë vdiqa,
thashë me vete që duhet të bëj tash diçka për veten,
ta shijoj edhe pak,
domethënë të rrij edhe do ditë këtej.
Meqë e mora këtë vendim,
thashë të mbaj vesh.
Kur u njoftuan për vdekjen time
njerëzit u habitën.
Askush nuk kishte pritur të vdisja sot,
të gjithë mendonin se duhej të ikja më vonë.
Disa thanë që mund të vdisja nesër së paku.
Por, dreq
prisha një intervistë pune,
prisha një udhëtim në male,
një ditë plazhi me diell,
po ashtu prisha një ditë pune në kantier,
një dyqan duhej mbyllur atë ditë.
Disa duhej të udhëtonin nga larg me avion,
të tjerë me makinë,
një pjesë e mirë në këmbë.
Po ashtu prisha takimin e parë të një çifti,
ata u ndanë ende pa u bashkuar.
Dikujt i prisha gjumin e mëngjesit.
dikujt i prisha buzëqeshjen,
teksa dikujt tjetër ia ktheva buzëqeshjen.
të gjitha dëme të parikuperueshme.
Pastaj çfarë nuk thanë:
Qe i mirë i shkreti,
qe i zgjuar i shkreti,
qe i urtë i shkreti,
dhe plot fjali mbyllur me “i shkreti”.
E çoi jetën mbi libra, – tha dikush.
Budalla, – shtoi një tjetër.
Mendonte të ndryshonte botën, – thanë të tjerë.
Don Kishot, – shtuan ca.
Shkruante poezi, – nëpërdhëmbi dikush.
Dëme të parikuperueshme, – tha i vetmi që e dëgjoi.
Këtë të fundit e dëgjova vetëm unë.
Rashë dakord me të,
por nuk bëra asgjë
veç një përpjekjeje për të lëvizur sadopak kokën.
Vdekja të bën të biesh dakord.

Leave a comment


Hey!

Hey there, fellow Robloxian! Whether you’re here to discover hidden gem games, level up your building skills, or just stay in the loop with the latest events, you’re in the right place. This blog is all about sharing the coolest things in the Roblox universe—from developer tips to epic game reviews. So grab your Bloxy Cola, hit that follow button, and let’s explore the world of Roblox together! 🚀


Join the Club

Stay updated with our latest tips and other news by joining our newsletter.