Pasi vdiqa | Alban Tufa

Meqë vdiqa, thashë me vete që duhet të bëj tash diçka për veten, ta shijoj edhe pak, domethënë të rrij edhe do ditë këtej. Meqë e mora këtë vendim, thashë të mbaj vesh. Kur u njoftuan për vdekjen time njerëzit u habitën. Askush nuk kishte pritur të vdisja sot, të gjithë mendonin se duhej të... Continue Reading →

Bota e Franz Kafka | Ekspozitë nga Miroslav Joudal

Kush ishte Franz Kafka? Franz Kafka ishte shkrimtari më i famshëm çek, plot paradokse dhe kontraste. Ai ishte gjermano-folës dhe hebre, rritur prej një babai tiran në një kohë të koklavitur, që reflektohet dhe në punët e tij. Ne nuk mund të gjejmë leksione të drejtpërdrejta, apo të theksuara në punën e tij. Motivet kryesore... Continue Reading →

Alejandro Zambra | Bonsai

Në fund ajo vdes dhe ai mbetet vetëm, ndonëse në realitet kishte ardhur vetëm disa vite para vdekjes së saj, Emilias. Le të themi që quhet - ose quhej - Emilia dhe se ajo e thërriste, e quante dhe ai vazhdon ende të quhet Hulio. Hulio dhe Emilia. Në fund Emilia vdes dhe Hulio nuk... Continue Reading →

Michel Houellebecq | Muzg

Vrundujt e erës frynin mes korijeve të qarrishtës,Shtërzonte një grua, si t’ish tue lindun nga zoriDhe rana ia rrihte lëkurën cullake, të shkumëst,Dy kambët e saj u hapën mbi fatin tim prej dashnori.Deti u tërhoq përtej cakut të mrekulliveKu hapeshin mundësitë, në një dhé të zi e të butë;Unë prita mëngjesin, kthimin e orakujve,Buzët m’u... Continue Reading →

Roberto Arlt | Shkak dhe marrëzi xhelozie

Ka djem të mirë, që bien në dashuri me të parën dhe ua nxinë jetën të dashurave të tyre duke shkaktuar shtrëngata xhelozie, që në të vërtet janë stuhi në gota uji, me rrebeshe lotësh dhe gjëmime ankimesh.Përgjithësisht, femrat janë më pak xheloze se meshkujt. Dhe, kur janë të zgjuara, edhe pse janë xheloze, dinë... Continue Reading →

Sherwood Anderson | Gruaja tjetër

- Jam i dashuruar me gruan time. – tha ai.Vërejtje e tepërt, përderisa nuk ia kisha vënë në dyshim besnikërinë ndaj gruas me të cilën ishte martuar. Ecëm së bashku dhjetë minuta dhe ai e tha sërish. U ktheva nga për ta parë në sy. Filloi të fliste dhe më tregoi rrëfenjën që do të... Continue Reading →

Dashuria | Rafael Perez & Botija Garcia

Dashuria është rreze drite e tërthortëNjë pike paqeje, një besim, të kthen në botëZhurmë në ajër, është një pikë në mjegullnajëNjë profil, një hije, një ndalesë, është pritje e paskajDashuria është një fjalë shumë e butë tek avitet, Një fllad i lehtë, është një tingull që fashitetËshtë një zë në qetësi, sikur mente shpërndan erëNjë... Continue Reading →

Miguel de Unamuno

Duhet thënë se çdo qenie njerëzore mbart brenda vetes shtatë virtyte dhe shtatë vese të përkundërta thelbësore: është krenar dhe i përulur, grykës dhe i matur, grindavec dhe i dëlirë, ziliqar dhe bamirës, koprrac dhe liberal, dembel dhe i zellshëm, zemërak dhe shpirtgjerë. Ai nxjerr prej vetes tiranin si skllav, kriminelin si shenjtor, Kainin si... Continue Reading →

Dashuria është një sëmundje | Eduardo Galeano

Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo. Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira. Dashuria... Continue Reading →

Create a website or blog at WordPress.com

Up ↑