Të lexosh poezitë e Camajt nuk mjafton vetëm të dish, por edhe të kesh një intuitë të hollë për të zbuluar atë çka ai fsheh. Kemi vendosur të bëjmë një qasje mbi elementin e kohës për të parë lojën që bën Camaj me të. Siç e kemi parë, koha në letërsi nënkupton kohën historike të përdorur në mënyrë subjektive.
Sigurisht, që për të kuptuar poezitë e tij, nevojitet ndjeshmëri estetike e lartë. Qëllimi i këtij hulumtimi është kuptimi i këtij “kalendari” të paqëndrueshëm esencial , i cili, shfaqet në një spirale të pafundme. Synojmë që përmes disa poezive të vëllimeve të ndryshme (“Legjenda”, “Njeriu me vete me tjerë”, “Nema” ) të tregojmë si matet koha dhe cilët janë ata elementë që udhëtojnë në kohë.
- Funksioni i estetikës.
Arti shihet si një pikë, në të cilën, i qasemi të vërtetës. Duke e parë veprën letrare si krijim i një bote, atëherë, lexuesi dhe kritiku duhet ta popullojnë atë botë, të banojnë aty. Vepra e artit më shumë sesa një pikëmbërritje është, në fakt, një pikënisjeje për banime të reja, pra ajo i drejtohet së ardhmes. Artistikja në poezinë e Camaj synon të marrë cilësi të tilla dhe të shndërrohet në arketip që mundëson çlirimin e një zëri më të fortë brenda poetit sesa zëri i tij.
Si fillim, shpjegojmë konceptin e ontologjisë që nënkupton zanafillën, pra gjenezën e krijimit. Kur themi se poezia është ontologji duhet të kuptojmë se ajo është e hapur ndaj qenies dhe themeli i saj nuk kufizohet nga ndërgjegjja e njeriut, por është qenia vetë. Vepra letrare paraqet gjenezën kulturore të një qytetërimi, të një populli.
Koha përthyhet në ironi, brengë, enigmë dhe në fragmente kujtese, ngjarje njerëzore me vlerë arketipale. Vëllimi “Legjendat” është zhbirimi në gjenin njerëzor dhe në antologjinë e tij. Shfaqen imazhet zanafillore të Adamit dhe Evës, të çuar tashmë në bjeshkët shqiptare, në një mjedis të ashpër malor dhe shfaqet kujtimi i Unit i cili vëtrrëmohet për të mos humbur dijen mbi jetën e jetuar nga brezat e mëparshëm dhe të rrënjosur gjenetikisht në kujtesën e tij.
Gjarpri, hija, fryma, uji, lumi, liqeni, kalorësi janë element që udhëtojnë në kohë dhe shërbejnë si ura lidhëse për të na hedhur në përmasa ontologjike të poezisë.
Zjarri, dhia, fyelli janë elementë që rrokin tokësoren dhe mbitokësoren, jetën dhe pasjetën. Koha pushon së qëni e matshme, ajo është vetëm një e shkuar e përtejme, e cila, mbart të ngjizura ndjesitë më primordiale njerëzore: misteri i krijimit, mbinatyrorja, vetmia, enigma e vdekjes, joshja nga e panjohura, etj.
Në vëllimin “Legjenda” poezia “Për kaun e mbytur në kohë të urisë”, kaun e vranë tek shtegu. Përllogaritja e kohës së brendshme është gjendje kapluese që i përket një të shkuare të parrokshme, por që njeriu e mbart me vete. Së jashtmi, asgjë nuk ndodh, por së brendshmi mendimi vlon për të vendosur komunikim me pjesën e vetes të lënë diku përtej.
Sipas Hussler, citoj: “Ndërgjegja për kohën duhet kuptuar në sensin e ndërgjegjes së brendshme, pra nxjerrja jashtë qarku e kohës objektive”
Në vëllimin “Njeriu më vete e me të tjerë” shfaqet nevoja e njeriut për të ndalur dhe për të rigjetur fillin e humbur të kohës së tij në raport me rrjedhën objektive nga e cila ai është shkëputur jo natyrshëm. Njeriu synon të rizbulojë dhe të ruajë origjinën si qenie mendore dhe frymore. Ai riintegrohet kështu në kohën e brendshme të kohës së tij zanafillore, ligjësitë e së cilës prekin edhe jetën edhe pasjetën.
Në vëllimin “Legjenda” koha matet me: muzg, mbrëmje, verë, pranverë, vjeshtë, dimër, por jo me ditë, sikur të gjitha përvojat të mblidhen në një ditë të vetme. Në vëllimet e tjera ajo matet me sosje, me zgjim, me retë, me erën.
a.Llogaritja ditë – natë bëhet si në besimet e hershme në raportin diell – hënë. Më e dallueshme është në poezinë “Lugu i gjarpnit”.
Për të kuptuar më mirë konceptin e kujtesës e shembullzojmë me disa poezi në vëllimin “Legjenda” dhe “Nema”.
- Poezia “Flaka e zotave” (vëll. Legjenda, fq. 206), citoj: “Peshkatarët ke bregu ulshin kryet e vrejshin zjarrin e tmerrshmë të gurit”.
Guri – simbol i shpirtrave të vdekur, që është kujtesa e vetë kohës, e një lloji përjetësie të lidhur me vetëdijen njerëzore.
- Poezia “Dreni plak” (vëll. Legjenda, fq. 209), citoj: “Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat e i panë ndër bebza shumë drej tue pi currila uji”.
Imazhi i currilave të ujit në sytë e drerit të vrarë krijon një imazh të tërë kohës që përmblidhet në një pikë të vetme dhe syri bëhet aparati që mund të shohësh tërë historinë në atë përmasë që i fshihet pamjes direkte.
- Poezia “Nema në rreze” (vëll. Nema, fq. 123)
Symbyllë ecte për së mbrapshti
Koha në pegaz
Atëherë dhe mue më ra rrezja
Në tra të shtëpisë
Ku s’kishe qenë kurrë
Në verë as në dimër
Ky ishte një shej
Si alfa ose ypsilon
E paprituna
Një dangë e bardhë në terr
Koha paraqitet në tërë abstraksionin e saj duke na nënvizuar pamundësinë e abstragimit mbi kohën përveçse përmes poezisë. Koha del e papërllogaritshme, ajo mishëron befasinë dhe gjendjen e shqetësimit të përhershëm të Unit lirik. Ky shqetësimi është fillimi dhe pothuaj mbyllja e të gjithës.
- Poezia “Kujtimi” (vëll. Nema, fq. 145)
Para rrëximit t’engjujve
Në terr
Ka fjetë me ty
Nën mbulojën e ujit në det
Kujtimi ka mbetë në ty
Një gjeth i thatë në deg
Mjafton një fluturim blete
Për krye
E bie në tokë
Në mijëra tjera fletë
Kjo poezi përmbledh përvojën e brendshme pothuajse mbikohore të individit. Në të ndjehen kulmet e ndjeshmerisë së meditimit dhe estetikës. Duket se kërkohet një përmasë tjetër ku meditimi mbi jetën, kuptimin dhe përjetësinë në konceptin më të ndërlikuar dhe më të parrokshëm gjendet tek Kujtesa.
- Poezia “Dy brezni” dhe “Bukë-vala e re” (vëll. Legjenda, fq. 218)
Dy brezni
Im atë ishte
Burrë me pamje te trishtë,
Dru ullini pa fletë
Me kokrra të zeza në çdo degë
Fjala i jehonte ndër ne
Shungullueshëm
As me qenë ulurimë ujku t’unshëm
Ndër karma, vetëm.
Im vëlla zuni
Vendin e tij,
Im vëlla kambë-zdathë
–murrla i kuq n’orizont-
I fryn zjarmit në vjeshtë
Me plot bulshij
E të gjitha shkëndijat i bahen djelm.
Bukë-vala e re
Para dy shpive ballë per ballë
Në fundin e katundit mbi det
Lodrojnë djlm e vashëza
Me rrotulla dielli n’prendim.
Te dera plaka tregon
Për arin e kallëzëve
Vjetmirë
E brumin e ndjeshun,
Bukë-vala e re në rritje
Me gjijtë e vajzave
N’lëvizje.
Mise trupore të brishta
Lojtaresh
Nguliten në diell e shkrihen
N’vizatime paleolite
Analizë “Dy brezni”
Qëllimi i në këtë poezi është të gjejë thelbin e ekzistencës njerëzore duke lëvizur në gjithëkohësi. Legjenda dhe realiteti shfaqen dhe rishfaqen për ta bërë mesazhin të afërt dhe të largët njëkohësisht. Kjo është një lloj loje artistike për të konceptuar në poezi frymën e pankohësisë. Duke krijuar imazhin e dy breznive kemi dy pamje: 1. Portreti i atit malësor, 2. Heroi mitologjik.
Një fshat, një malësor, një kafshë e pyllit jepen me një pamje aktualo-mitologjike saqë është e pamundur të ndjesh përcaktueshmërinë e asaj kohe historike.
- Malësori – trashëgim i instiktit gjenetial
- Ujku – njeriu primitive, pra e largojnë objektin në kohë.
- Murrla i kuq – fenom i përjetshëm i natyrës.
- Ulliri – kohë e lashtë
- Im at’ – brezat e parë.
Analizë “Bukë-vala e re”
Në këtë poezi kulmet e hijshme të vajzave jepen me vizatime paleolite, pra na largojnë në kohë. Në portretet e vajzave të hijshme në plazh mbivendosen figura reale me ato paleolite me moshë mijëravjeçare. Edhe këtu është një lloj loje artistike për të konceptuar në poezi frymën e pankohësisë.
Mosha e qenit apo ditëlindja
Kremtuem gjithnatën i ri e i vjetër
Kohën që vdiq e rrame në mue.
E thanë: Askush s’do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
Me sy keqardhës dhe të butë
Nuk pritshin eshtna , por mue
Me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.
Në poezi flitet për ditëlindjen e një burri të vjetër që fatalisht vë re se koha , pra jet aka mbetur e vrarë brenda tij. Nuk di kë të akuzojë për vrasësin e kohës së vet dhe kështu askush nuk do të lypi gjak. Koha i ka ngrënë gjithçka duke e lënë kockë e lëkurë. Afërsia me qenin bëhet aq e dhimbshme edhe humane.
- Lumi – pamundësia për ta zotëruar kohën, vijim i jetës së pasosur, caku që ndan dy jetët prej kah nis bota tjetër
- Eshtna – koha e vdekjes
- Gjithnatë – nuk është aludim përnjë natë, por përnjë periudhë terrori, izolimi, frike, ankthi
- Koha që vdiq – Shqipëria e izoluar, aludim i poetit për mohimin e tij në kohën e Shqipërisë së izoluar
Përfundime
Elemente që udhëtojnë në kohë në vëll. Legjenda të dhëna përmes disa poezive:
- Gjarpri: “Lugu i gjarpnit” fq. 182
“… Por prap gjarpij t’rij nën dhè, n’jatak rriten të këthnesta për gushta tjerë…”
- Hija: “Hija e Gjergj Kastriotit” fq. 167
“… andej lumit i ecte hija shpatit tue i prekun majat e lisavet kryet…”
- Uji: “Vada” fq. 171
“… uji del nga shkambi i kuq n’bjeshkë akull mjedis verës…”
- Lumi: “Burri e lumi” fq. 152
“… ulet n’për gryka Drini i bardh i zi mes maleve me borë, vrapon brryla, brryla vrullshëm…”
- Liqeni: “Liqeni i Prespës” fq. 188
“… në liqe t’vjetër t’Prespës kqyren shkambijtë e kuq…”
- Fryma: “Korbi” fq. 165
“… sillej shpendi n’për frymë me lëvizje të vdekur…”
- Kalorësi: “Kalorësi” fq. 175
“… ecte trimi në kalë në tesha të bardha zadrimore…”
- Zjarri: “Flaka e Zotave” fq. 206
“… në shkamb e n’gji të detit delte nji flakë e hollë…”
- Dhia e egër: “Nusja e bjeshkës” fq. 198
“… dhitë e egra atje kullotshin tuba-tuba…”
“Zot i lumit Sqapi” fq. 194
“… kryet e dhisë mbi tryezë shikon me sy të imekun…”
- Fyelli: “Ai qi i bie fyellit në hanë” fq. 156
“… dhe në mal s’ndëgjohet kangë pse kangtari vdiq…”
Matja e kohës
Vëllimi “Legjenda”
- Muzg:
- ‘’Burri e lumi’’ fq.152
‘’…vetëm përballova muzgun kur mbrrini udhtarja e e largët me bujt…’’
- ‘’Ai qi i bie fyellit në hanë’’fq.156
‘’…mbas muzgut vonë në derë hyn nji udhëtar…’’
- “Lulja e borës” fq. 211
“… burri kthente mbas muzgut…”
- “Lugu i gjarpnit” fq. 182
“… n’muzg, aty nji bisht, mâ andej do gjak…”
- Mbramje:
- “Lulja e borës” fq. 211
“… si burrat që zdrypin në mbramje prej bjeshke
në mbramje burri te zjarrmi vrente gruen n’për tym…”
- “Burri te lumi” fq. 152
“… mbramë te shpia ndër karma…”
- “Liqeni i Prespës” fq. 188
“… përpiqen dielli e hana mbramjeve verore në ujë…”
- Verë:
- “Ledja” fq. 184
“… njerëzit që punojnë ndër letra erdhën te fshati i jugut në verë…”
- Pranverë:
- “Dita e pranveravet” fq. 179
“… kur avytet pranvera, rêsat e lejthijave varen…”
- Vjeshtë:
- “Zot i lumit Sqapi” fq. 194
“… vrapojnë ernat e vjeshtës…”
- “Ai që i bie fyellit në hanë” fq. 156
“… erdhi vjeshta në derë…”
- Dimër:
- “Beka i verbët” fq. 192
“… prej rangut të maleve, ulej dimni tue u ngrohën…”
- “Guri i shpirtit” fq. 203
“… mendo nji natë dimni kur në mal shëndrit dëbora…”
Vëllimi “Njeriu me vete e me të tjerë”
- Zgjim:
- “Qokthi eci mbi sende” fq. 174
“… n’agim buzë lumit i gjetën sqepin…”
- “Bleta në veri” fq. 188
“… doli agimi e avulli zbuloi trajta të athta…”
- “Pranvera në katundin arbëresh” fq. 190
“… u zgjova te dita e kthimit me nji varg fjalësh pa kuptim në dorë…”
- Retë:
- “Retë e oqeanit” fq. 198
“… aty ku vete asht i skaji i kohës së matun, retë me rrajë të thella në det rriten e bahen lisa…”
- “Një ditë vate” fq. 213
“… dhe u plasarit reja si rrëshiq e kulluar uji ndër flokët e grues…”
- Era:
- “Nata e koncerit” fq. 171
“… në tempon e dytë era përkuli grunin der në tokë…”
- “Ai mal akulli ndan kohën” fq.
“… erdhi era me diell dhe e shkrin e aty nën hijen time doli një bimë…”
- “Ajo erë” fq. 220
“… ajo erë tha lotët ndër sy…”
- Sosje:
- “Mysafir i papritur në Berishë” fq. 177
“… fillimi e mban zemrën pezull, ja sosja e kangës…”
- “Mal i rrëxuem” fq. 179
“… rrajë të shkyeme, lisa të përçamë, e sosjen në vetëdijen time…”
- “Ime amë” fq. 186
“… kaloje lumin para sosjes së dimnit…”
Llogaritja e kohës ditë – natë
(Bëhet si në besimet e hershme në raportin diell – hënë)
- “Mospërfillja” fq. 173
“… mbas mjesnate hana derdhi rrezet…”
- “Qokthi eci mbi sende” fq. 174
“… u gëzue kur doli hana e derdhi rrezet…”
- “Mal i rrëxuem” fq. 179
“… ra dielli e ndriti dhenë e ri…”
- “Vetmia e jugorës” fq. 180
“… vjen hana e nis udhëtimin televizori nëpër botë…”
- “Ditë shiu në merturin e gurit” fq. 182
“… dhe dielli u ndejt në perëndim me rreze të lodhuna…”
- “Aty sit ash para se me ardh fiset” fq. 193
“… e ndritun ballë diellit mbi fusha…”
- “Bukë-vala e re” fq. 218
“… lodrojnë djem e vashëza me rrotulla dielli n’perëndim…”
- “Larg atyne që flasin si unë” fq. 237
“… jam larg atyne që flasin si unë sa hana që bie prej rrezje në rreze…”


Leave a comment